Fadil Kepi: Përfitimi i pensionit për punëtorët e nëntokës, bujqit, ushtarakët dhe emigrantët

    394
    Sigal

    Specialisti i Sigurimeve Shoqërore, z.Fadil Kepi sqaron lexuesit e “Telegraf”: Si trajtohen financiarisht deri në moshën e pensionit gardistët e shtetit

    Të vetëpunësuarit në bujqësi…

    Të cilët nuk arrijnë të plotësojnë kushtin minimal të vjetërsisë në punë, për të përfituar pension të pjesshëm sipas ligjit të sigurimeve shoqërore nr.7703, datë 11.5.1993, mund të kryejnë pagesa kontributesh edhe pas plotësimit të moshës për pension, por me kusht që ato t’u korrespondojnë periudhave para plotësimit të moshave për pension”. Pra, juve ju duhet të paguani edhe një vit sigurime si i vetëpunësuar në bujqësi dhe do të përfitoni pension të pjesshëm. Për sqarime më të hollësishme duhet të paraqiteni në drejtorinë rajonale të sigurimeve shoqërore. Periudhat e punuara të siguruara në Greqi nuk mblidhen me vitet e punës në vendin tonë

    Trajtimi i veçantë për minatorët

    Mbështetur në ligjin e mësipërm, i cili pati fuqi deri më 31.3.2001, meqenëse ju i plotësonit kushtet sipas nenit 5 të ligjit, që përmendëm, keni të drejtë ta përfitoni trajtimin e veçantë financiar deri në plotësimin e moshës për pension pleqërie nëse nuk jeni të punësuar në sektor shtetëror ose privat me përjashtim të rasteve kur vetëpunësoheni në bujqësi ose blegtori në tokën që keni marrë sipas ligjit. Sa herë shtohen pensionet rritet me të njëjtën përqindje edhe shuma e trajtimeve të veçanta financiare dhe ju quhet vjetërsi pune për të marrë pension pleqërie kur të mbushni moshën (por jo si punonjës i nën tokës). Pagesa e trajtimit të veçantë financiar ju ndërpritet për aq kohë sa do të ripunëspoheni punësoheni ose vetëpunësoheni në sektor shtetëror ose privat.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf