Fadil Kepi: Përfitimi i pensionit për mësueset, financierët, deputetët, bujqit dhe invalidët

    367
    Sigal

    Specialisti i Sigurimeve Shoqërore, Fadil Kepi, sqaron për lexuesit e “Telegraf”: Gjithçka që duhet të dihet për pagesat e raporteve mjekësore dhe të lejes së lindjes

    Si paguhen raportet mjekësore të lindjes

    Raportet mjekësore të lindjes paguhen në këtë mënyrë: ditët e paralindjes dhe 150 ditë pas lindje paguhen me 80 për qind të pagës mbi të cilën janë paguar kontributet e sigurimeve shoqërore vitin e kaluar (2012), ndërsa nga dita e 151-të e në vazhdim deri në ditën e 330-të paguhen e 50 për qind të pagës së mësipërme. Meqenëse ju punoni dhe paguani kontribute të sigurimeve shoqërore në dy qendra pune, për efekte të llogaritjes dhe pagesës së raporteve mjekësore mblidhen të dy pagat dhe raportet paguhen deri në kufirin maksimal të pagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore që për vitin e kaluar për 6 mujorin e parë paga maksimale që janë paguar kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore ka qenë 84.100 lekë dhe nga 1.7.2011 deri më 30.6.2012 ka qenë 87.700 lekë.

    Rikomisionimi në KMCAP

    Komisioni i mësipërm, mbështetur në dosjen tuaj fillestare të pensionit të invaliditetit, që ndodhet në sigurimet shoqërore, dhe gjendjen aktuale shëndetësore tuajën, ka të drejtë të vendosë t’ju caktoj pension të pjesshëm ose të plotë invaliditeti mbasi të sillni një epikrizë të vlerësimit aktual të shëndetit në spitalin ku keni qenë shtruar fillimisht kur jeni aksidentuar. Nëse nuk bindeni me përgjigjen që do të merrni zyrtarisht, keni të drejtë të bëni ankesë me shkrim në Komisionin Epror të Caktimit të Aftësive për Punë në Institutin e Sigurimeve Shoqërore në Tiranë në rrugën e Durrësit. Përveç pensionit të invaliditetit, që mund të përfitoni nga sigurimet shoqërore, merrni edhe 2.700 po t’ju caktojnë pension të pjesshëm dhe 4.000 lekë në muaj po të përfitoni pension të plotë invaliditeti mbi pension në komunë apo minibashki

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf