Short spektakolar në Ligën e Kampioneve

485
Sigal

Sfida spanjollo-italiane: Barcelona-Milan dhe Real-Juventus. Bajerni në grup me Mançester Sitin

Short spektakolar në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, ku në grupin H janë të pranishëm katër fitues të mëparshëm të Ligës së Kampioneve: Barcelona, Milani, Ajaksi dhe Sëlltiku, ndërkohë që grupet e tjera nuk kanë më shumë se dy fitues. Goglat e hedhura në Monako dje (në orën 17:45) kanë vënë përballë njëri-tjetrit klubet më në zë në futbollin europian, duke na dhuruar përplasje yjesh në kompeticionin më të rëndësishëm për klube në kontinentin plakë. Spikasin përballjet italo-spanjolle, Real Madrid-Juventus dhe Barcelona-Milan, të cilat do të mbajnë përpara televizionit miliona fansa në të gjithë botën. Bajerni i Munihut (kampion në fuqi) është në grup Mançester Sitin, CSKA e Moskës dhe Viktoria Plzenin (disi më e dobët). 32 skuadra nga 18 shtete u shortuan në 8 grupet e UEFA Champions League. Nga principata e Montekarlos mori jetë evenimenti më i rëndësishëm europian i klubeve që do të finalizohet me finalen e madhe të Lisbonës në muajin maj të vitit të ardhshëm. Për të tretin vit rresht, Milani dhe Barcelona e gjejnë veten në të njëjtin grup ku rreshtohet edhe Ajaks e Sëlltiku, që e bëjnë këtë grup më të pasurin, me 16 trofe të Liës së Kampioneve. Interesant është fakti, se për Milanin dhe Barcelonën këto do të jenë ndeshjet 14 dhe 15, duke e bërë këtë çift me numrin më të madh të ndeshjeve kundër njëri-tjetrit. Grup interesant është edhe ai mes Juventusit, Realit të Madridit dhe Gallatasaray-t, ndërsa Mançerster Junaitid, Shakhtar Donetsk, Bayer Leverkusen dhe Real Sociedad do të luajnë shanset për dy vendet e para të grupit A. Finalistja e sezonit të fundit, Borussia Dortmund edhe pse në vazon e tretë, arriti të evitonte skuadrat më të forta të mundshme, duke u rreshtuar në grupin F bashkë me Marsejëm, Arsenalin dhe Napolin. Edhe sfidat mes Benfikës dhe PSG, apo Portos dhe Ateltiko Madridit priten me shumë interes, pa harruar edhe Arsenal, Borusia Dortmund dhe Napoli, që bëjnë pjesë në të njëjtin grup. Finalja e këtij sezoni do të luhet në stadiumin “Da Luz” të Lisbonës më 22 maj 2014, ndërsa faza e grupeve fillon më 17-18 shtator 2013.

 Grupi A

Mançester Junaitid, Shakhtar, Bajer Leverkuzen, Real Sociedad

 Grupi B

Real Madrid, Juventus, Gallatasaraj, Kopenhagen

 Grupi C

Benfika, PSG, Olimpiakos, Anderleht

 Grupi D

Bajern Munih, CSKA Moskë, Mançester Siti, Viktoria Plzen

 Grupi E

Çelsi, Shalke 04, Bazel, Steaua Bukuresht

 Grupi F

Arsenal, Marsejë, Borusia Dortmund, Napoli

 Grupi G

Porto, Atletiko Madrid, Zenit, Austria e Vienës

 Grupi H

Barcelona, Milan, Ajaks, Sëlltik

Francezi i Bajernit mori 36 vota, ndërsa Mesi 14. Kristiano Ronaldo, vetëm 3 vota

  Frenk Riberi, futbollisti më i mirë i Europës

 Frenk Riberi, futbollisti francez i Bajernit të Mynihut, është shpallur futbollisti më i mirë në garat europiane për sezonin e shkuar. Anësori i skuadrës kampione të Europës në fuqi është zgjedhur si i tillë me votat e gazetarëve sportivë të kontinentit tonë. Rivalë të Riberisë këtë vit ishin Lionel Mesi i Barcelonës dhe Kristiano Ronaldo i Real Madridit. “Është gjithmonë bukur të fitosh këtë trofe. Është një moment special për mua të jem këtu në këtë mbrëmje. Unë dëshiroj të falënderoj të gjithë shokët e mi të ekipit dhe drejtuesit e Bajernit, si dhe tifozët. Ne patëm një vit fantastik, dhe një përshëndetje të madhe edhe për të gjithë familjen time, fëmijët dhe gruan time”, – tha Riberi pas marrjes së trofeut prestigjioz. Riberi mori 36 vota, Lionel Mesi 34, ndërsa Kristiano Ronaldo vetëm 3. Nga Shqipëria votoi gazetari i televizionit shqiptar, TVSH, Rigers Muhedini, i cili votën e tij ia dha Frenk Riberisë. Trofeun ia dorëzoi Presidentin i FIFA-s, Mishel Platini. Ky çmim jepet nga UEFA si shpërblim për punën ekipore dhe individuale të lojtarit, ndaj mund të thuhet lirisht se Riberi e ka merituar atë, duke llogaritur që në edicionin futbollistik që kaloi, Bajerni i tij i fitoi të gjithë trofetë ku mori pjesë. Sipas të gjithë analistëve e specialistëve të futbollit, pa dyshim që Riberi ishte lojtari kyç i bavarezëve në suksesin e trefishtë të sezonit të kaluar. Lionel Mesi u radhit i dyti, teksa arriti të fitonte vetëm titullin e La Ligas spanjolle Ajo që binte në sy është mospjesëmarrja e portugezit Kristiano Ronaldo në ndarjen e çmimeve. Vitin e kaluar më i miri u shpall mesfushori spanjoll i Barcelonës, Andres Iniesta.

Finalja ka një sfidë brenda saj, atë të dy trajnerëve Pep Guardiola dhe Zhoze Murinjo

 Bajern-Çelsi, sot vendoset fituesi i Superkupës

 Sot, në Pragë do të njihet fituesi i ri i Supërkupës së Europës, që për herë të parë pas 15 vjetësh nuk do të zhvillohet në stadiumin Luigji i Dytë të Monakos. “Eden Arena” do të hapë skenën për futbollin aristokrat europian, me Bajernin e Mynihut dhe Celsin që do të kërkojnë të koleksionojnë trofeun e Superkupës, që më shumë vlen për prestigj. Kampionët në fuqi të Europës kanë llogari të hapura me fituesit e edicionit të fundit të Ligës së Europës për atë humbje të papritur në “Allianz Arena” në maj të 2012, në finalen e madhe të Ligës së Kampioneve, ku gjithçka u vendos pas goditjeve nga pika e bardhë e penalltisë. Ajo që e bën më intriguese këtë sfidë është edhe fakt që përballë njëri-tjetrit do të jenë Pep Guardiola dhe Zhoze Murinjo, mes të cilëve ekziston një rivalitet deri armiqësor, që nisi në 2010 në Primera Divizion e që vazhdon në distancë edhe tani që dy emrat e mëdhenj të trajningut europian drejtojnë në kampionate të ndryshme. Nëse do t’I bënim një bilanc përplasjeve mes tyre, trajneri aktual I Bajernit është ndjeshëm në avancë. Tiago Alkantara dhe Holger Badshtyber janë mungesat e sigurta në formacionit e Guardiolës për arsye dëmtimi, ndërsa Frank Riberi dhe Havi Martinez janë në dyshim. Ndryshe nga rivali I tij, Mourinjo e ka organikën thuasje të plote, ku mungesa e vetme prite të jetë David Luiz, I cili vuan nga një tërheqje muskulore.

Si gjithmonë cinik dhe me batuta ironizuese për kundërshtarët. Zhoze Mournjo e cilëson finalen e Superkupës së Europës si përgatitore për edicionin e ri të Championsit, ndërsa mohoi që brenda kësaj sfide ka edhe një duel mes tij dhe Pep Guardiolës.

“Është një finale Celsi – Bajern, jo një duel Mourinjo – Guardiola. Është bukur të luash kundër kampionëve të Europës, ndeshja kjo që do të na ndihmojë të përgatitemi për këtë edicion të Ligës së Kampioneve. Forca e Bajernit nuk janë individët, por grupi, edhe pse lojtarët e Bajernit po kalojnë momentin më të mirë të karrierës së tyre.” Megjithatë, kur u pyet për bilancin negativ që ka me Pep Guardiolën, luzitani kujtoi vetëm sukseset e tij. “Ju po më kujtoni statistikat: Atëherë mund të më thoni se cfarë ndodhi në finale e Championsit kur drejtoja Interin? Po finalen e Superkupës së Spanjës dhe La Ligën e rekordeve

Sa I përket pozicionit të Huan Matës, për të cilin flitet se do të largohet nga “Stamford Bridge”, portugezi dha këtë shpjegim:

“Ia kam shpjeguar përse nuk luajti me Maçester Junajtid dhe kjo ishte zgjedhja ime, Nuk jam I detyruar t’jua shpjegoj pse e mora këtë vendim. Mata dëshiron të qëndrojë te Celsi dhe unë dua që ai të qëndrojë.” 50-vjecari rezervoi vlerësimet maksimale për talentin gjerman Andre Shyrle, për të cilin shtoi se I duhet ende kohë për t’u përshtatur me skuadrën, ndërsa për cështjen “Runi” tha se nuk kishte cfarë të shtonte nga ato që ka deklaruar më parë.

Lorik Cana, titullar ndaj Juventusit

 Lorik Cana pritet të jetë titullar ndaj Juventusit. Konfirmimi vjen nga Formello ku skuadra e Lazios zhvilloi stërvitjen e radhës në prag të sfidës së Torinos. Kapiteni i kombëtares kuqezi duket se e ka marrë veten pas një dëmtimi të lehtë muskular në ndeshjen ndaj Udineses, duke u projektuar që nga minuta e parë në formacionin që do të zbresë në fushën e “Juventus Stadium” të shtunën në mbrëmje. Sipas mediave italiane, mbrojtësi shqiptar do të luajë në repartin e tërhequr përkrah italianit Biava, i cili duket në avantazh ndaj argjentinasit, Novareti. Cana u stërvit bashkë me grupin bardhekaltër pas konfirmimit pozitiv që mori nga mjekët e ekipit, të cilët nuk vunë re asnjë dëmtim serioz në pulpën e majtë për të pas analizave më të specializuara. Rikthimi titullar te Lacio për numrin 27 është një lajm pozitiv edhe për kombëtaren shqiptare që nuk do të privohet nga kapiteni i saj.