Fadil Kepi: Përfitimi i pensionit për bujqit, minatorët, gjeologët, mjekët dhe emigrantët

    387
    Sigal

    Specialisti i Sigurimeve Shoqërore, z. Fadil Kepi, sqaron lexuesit e “Telegraf”: A mund të vazhdojnë të paguajnë sigurime si të vetëpunësuar personat që tokën e kanë në qarkun që nuk jetojnë?

    Të vetëpunësuarit në bujqësi

    Nga dita që ju jeni larguar zyrtarisht nga Qarku i Dibrës dhe banoni në Tiranë, ajo nuk mund të bëjë sigurime si i vetëpunësuar në bujqësi sepse ka ndryshuar qarkun ku ka marrë tokë sipas ligjit, prandaj kontributet e paguara si e vetëpunësuar në bujqësi për 4 vjet që keni banuar në Tiranë, duhet t’ju kthehen nga sigurimet shoqërore në sigurime vullnetare duke paguar diferencat, sepse në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave për sigurimin e të vetëpunësuarve në bujqësi, “personat kur ndërrojnë qendrën e banimit brenda qarkut ku kanë tokën mund të sigurohen si të vetëpunësuar në bujqësi, ndërsa kur shkojnë në banojnë në një qark tjetër nuk kanë të drejtë të bëjnë sigurime si bujq, por vetëm sigurime vullnetare”.

    Pensioni i minatorëve

    Mbështetur në ligjin nr.10165. datë 15.10.2009, punonjësit e nëntokës dalin në pension të plotë kur plotësojnë këto 3 kushte në të njëjtën kohë: moshën 60 vjeç, të kenë punuar gjithsej 30 vjet të siguruar në vendin tonë përfshi dhe kohën që keni qenë ushtar dhe nga këto 15 nën tokë. Nëse plotësoni moshën e mësipërme dhe keni më pak se 15 vjet punë nën tonë, dilni në pension 65 vjeç dhe për pension të plotë duhen 35 vjet punë të siguruara gjithsej pavarësisht se ku keni punuar. Në qoftë se në moshën 65 vjeç ju do të keni 30 vjet punë do të merrni pension të pjesshëm në masën 86% të pensionit të plotë, i cili llogaritet duke pjesëtuar vitet e punës që keni më 35 që duhen për pension të plotë.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf