Fadil Kepi: Pensioni për minatorët, ushtarakët, emigrantët, invalidët dhe punonjësi e administratës

    416
    Mbështetur në Ligjin nr.104/2014, datë 31.07.2014, botuar në fletoren zyrtare 137, duke filluar nga data 01.01.2015 deri në fund të vitit 2032, meshkujt përfitojnë pension të plotë në moshën 65 vjeç dhe duke filluar 01.01.2033, mosha e pensionit shtohet me një muaj në vit deri sa nga 01.01.2056 meshkujt do të dalin në pension të plotë 67 vjeç kur kanë 40 vjet punë të siguruara gjithsej në vendin tonë. Vitet e punës nga 01.01.2015 shtohen me 4 muaj në vit deri sa nga 01.01.2029 e në vazhdim për femra e meshkuj do të kërkohen 40 vjet punë të siguruara për pension të plotë. Për periudhat që të interesuarit kanë punuar në Kontrollin e Lartë të shtetit apo në Institucione të tjera qendrore nga 01.04.1991 e në vazhdim deri ditën e daljes në pension të plotë mbështetur në Ligjin nr. 8097, datë 21.03.1996, “Për pensionet Shtetërore Suplementare të personave që kryejnë funksione Kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit” dhe ndryshimeve të mëvonshme nga Kuvendi i Shqipërisë në vitet 1999, 2003 dhe më 25 mars të këtij viti, kur kanë kryer detyrat e drejtorit, zëvendësdrejtorit apo shefit të sektorit përfitojnë edhe pension suplementar i cili llogaritet me 1,3% të pagës referuese për çdo vit shërbimi në institucionet e mësipërme dhe 1,1% të pagës së mësipërme për çdo vit që kanë kryer detyrën e inspektorit pavarësisht nga gjinia. Pensioni suplementar nuk mund të jetë më i lartë se 40% të pagës referuese
    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf 
    Sigal