Fadil Kepi: Falja e kamatëvonesave për kontributet e të vetëpunësuarve në bujqësi. Ja sa do paguani dhe kush përfiton

    421
    Sigal

    Specialisti Fadil Kepi sqaron: Pensioni për mësuesit, piktorët, tornitorët e metalit, nënat me shumë fëmijë, punonjësit e medias dhe fermerët

    Nëse nuk jeton në qarkun, ku ke tokën, nuk përfiton nga falja e kamatëvonesave

    Nga falja e kamatëvonesave përfitojnë vetëm të vetëpunësuarit në bujqësi të cilët kanë marrë tokë sipas ligjit e punojnë atë për nxjerrjen e të ardhurave nga bujqësia, blegtoria apo pemëtaria dhe banojnë në të njëjtin qark, ku kanë tokën. Personat që janë punësuar në sektor shtetëror, privat nuk kanë të drejtë të sigurohen si të vetëpunësuar në bujqësi. Nga periudha që banoni zyrtarisht në Durrës, nuk keni të drejtë të bëni sigurime si i vetëpunësuar në bujqësi, pavarësisht se keni marrë tokë në Ersekë. Ju jeni i detyruar të paguani kontributet në biznesin tuaj. Në qoftë se ju keni blerë tokë në qarkun e Durrësit, apo e keni marrë me qira, duke e dokumentuar, paraqituni të sqaroheni në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, mbasi ISSH për këtë çështje ka dërguar udhëzimet përkatëse.

    Fermerët, 31 dhjetori, afati i fundit për të përfituar nga falja e kamatëvonesave

    Fermerët të cilët kanë marrë tokë sipas ligjit dhe e punojnë atë për të nxjerrë të ardhura nga prodhimet bujqësore, blegtorale, etj., mund të sigurohen për periudhën nga 1.10.1993 deri në fund të vitit 2014 (gjithsej 21 vjet e 3 muaj), mbasi u falen kamatë vonesat. Pagesat duhen kryer brenda dhjetorit të këtij viti, gjithsej 201.376 lekë. Vlera e kamatë vonesave që përfitoni për zonat fushore është 120 mijë lekë dhe për zonat malore janë 80 mijë lekë. Pagesat e mësipërme bëhen pranë komunës. Për këtë problem, Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka udhëzuar të gjitha komunat dhe organet e sigurimeve shoqërore.

    Pensioni suplementar për punonjësit e medias dhe pagesa pas moshës së pensionimit

    Në rastet kur gazetarët vazhdojnë të punojnë mbas plotësimit të kushteve për pension të plotë, nga 1.1.2015 marrin pension shtesë 0,5 % për çdo muaj që punojnë, nga 0,34 % që marrin personat që dalin në pension të plotë deri më 31.12.2014. Mbas daljes në pension, nëse punësohen në media private marrin pension dhe shtesat që bëhen me Vendime Qeverie dhe pagën në qendrën e punës, por janë të detyruar të paguajnë kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, njëlloj sikur nuk kanë dalë në pension. Gazetarët të cilët kanë punuar në dikastere, institucione qendrore, në ambasada me detyra ambasador dhe konsull, kanë qenë të zgjedhur deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, apo kanë punuar pedagogë në shkollat e larta, institucionet kërkimore me gradat shkencore “Profesor” e “Profesor i Asociuar” përfitojnë edhe pension suplementar.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf