Drita Ademi- Beqiri/ Poezi

    467
    Sigal

    Metamorfoze

    Kam vendosur të hesht, e
    Të shkruaj për një njeri
    E për një tjetër që quhet luftë
    Për ty, për vete,
    Për atë Kala që kurrë nuk e ndërtuam.

    Kam vendosur të shkruaj, të hesht…
    E njëkohësisht të mos hesht, ju dua, e
    Ju kam frikë…
    Frikë…
    Për ju, për vete, nga ju të gjithë…
    Në heshtje, në paqe, në luftë,
    Kam frikë se do të vdesim një ditë
    Pa folur , në heshtje, pa u thënë…
    Pa u njohur!

       Rinia ime

    Sot ti ke ditëlindjen rinia ime!
    Për ty kam qenë, nënë, motër, shoqe,
    edukatore, mësuese
    çfarë gabimi bëra me ty rinia ime, që ike.

      Kam me u bë dhe

     Ai vet është paqja.

    Me yje, diell, dashuri e hanë përreth
    Me liri të paskajshme, t`gjatë, t`gjerë.
    Ndërsa unë jam dilemë, kam mall, kam dhimbje, kam zjarr, kam buzëqeshje, ëndrra, me zemër që pulsojnë rimë e hapa të pabindshëm.
    Unë jam vesë.
    Mëkatare!
    Jam kështu qysh se kam lind
    e rrethuese me engjëj,
    ata kur t`duan më marrin, më qojnë lartë
    me dashuri, pa zjarr, pa fjalë,
    dilema , malli, dashuria, dhimbja zjarri…
    treten diku tjetër, si polen lulesh, ndoshta si ujëvarë
    veç trupi ka me u bë dhe.