Drejtuesit e ISSH-së mbi qeverinë e Parlamentin, mashtrojnë minatorët për moshën e pensionit

    341
    Sigal

     Sipas ndryshimeve të fundit në ligj, nga 1 janari 2015, minatorët e nëntokës dalin në pension 61 vjeç

      (Paradoks: Falënderojnë vartësit e tyre në rrethe që nuk zbatojnë ligjin)

     Sipas nenit 92 të ligjit Nr.104/2014, të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë më 31.7.2014, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të cilin po e botojmë, punonjësit e nëntokës nga 1 janari deri 31 dhjetor 2015, do të dalin në pension të plotë në moshën 61 vjeç, kur kanë gjithsej 35 vjet e 4 muaj punë të siguruara në vendin tonë dhe nga këto gjysma baras me 17 vjet e 8 muaj të kenë punuar nëntokë, për vitin 2016, mosha e pensionit do të dalin në pension 61 vjeç e 6 muaj, vite  pune të siguruara gjithsej duhet të kenë 35 vjet e 8 muaj e nga këto gjysma nën tokë, e kështu do të veprohet edhe për vitet e tjera.

    Ndërsa sipas artikullit të zëvendësdrejtorit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, botuar në gazetën “SHEKULLI” të datës 9 gusht, ligji i mësipërm i Kuvendit të Shqipërisë, i cili do të ndryshojë në vjeshtë, për punonjësit e nëntokës parashikohet dalja në pension në moshën 55 vjeç me 30 vjet punë të siguruara gjithsej e nga këto 12 vjet e 6 muaj nën tokë. Edhe këtë shkrim po e botojmë. Vjeshta po na afrohet le të shpresojmë të bëhet më e mira për minatorët siç u është premtuar.

    Në fakt, mbështetur në  ligjin nr. 10165, datë 15.10.2009, botuar ne Fletoren Zyrtare  150,  punonjësit e nëntokës duhet të dalin në pension të plotë në moshën 60 vjeç, kur kanë 30 vjet punë të siguruara në vendin tonë nga të cilat, 15 vjet nën tokë. Por ky ligj nuk zbatohet sepse dy zëvendësdrejtorët e tjerë të ISSH-së, kanë njoftuar zyrtarisht drejtoritë rajonale të sigurimeve shoqërore, të mos e zbatojnë ligjin e mësipërm sepse “ky ligj nuk ka ngarkuar Institutin e Sigurimeve Shoqërore për llogaritjen, caktimin dhe pagesën e përfitimeve. Ju falënderojmë për mirëkuptimin”!. Hera e parë mbas shumë viteve punë në sigurimet shoqërore që lexoj të falënderohen vartësit nga drejtuesit për mos zbatimin e ligjit !