Dr.Shk.Luan Nikollari/ Lamtumirë, Dr.Shk.Halo Kerraj, ti do mbetesh gjithmonë në kujtimet tona!

    1094
    Sigal

    Ndahet nga jeta njëri nga profesionistët më të mirë të fushës mjekësore

     Dr. Halo Kerraj,  bën pjesë në plejadën  e shkëlqyer të mjekëve ushtarakë duke lënë një emër dhe  kontribut të madh dhe të paharruar në Spitalin Ushtarak dhe shërbimin shëndetësor të ushtrisë. Pas një sëmundje të rëndë, me datën 19 nëntor 2013 u nda nga jeta Dr.Halo Kerraj. Dr.Halo Kerraj u lind më 20 korrik 1944 në fshatin Matohasanaj të Tepelenës. Dr. Halo i përket një ndër emrave të njohur, të dashur dhe shumë të respektuar të mjekësisë ushtarake. Një jetë të tërë pune dhe kontribut në mjekësi, ku pjesën më të madhe ia kushtoi ortopedisë. Punoi dhe u specializua me emrat e njohur të ortopedisë universitare si Prof. Panajot Boga, si dhe ata të Spitalit Ushtarak Petraq Xoxe, Luan Greva, të cilët i kujtonte dhe respektonte me konsideratën më të lartë. Në vitet 1957- 1961, ai përfundoi Shkollën e Mesme të Përgjithshme, “Janaq Kilica” Fier dhe 1962- 1967 Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë, si mjek i Përgjithshëm. Në vitet 1970-1971 përfundoi Specializimin në Spitalin Qendror të Ushtrisë (SQU)  “Kirurg i Përgjithshëm” dhe 1978-1980, Specializimin në Ortopedi-Traumatologji” në SQU dhe Spitali Civil Tiranë-QSU “Nënë Tereza”. Kualifikimet Dr. Halua i vazhdoi dhe më pas, ku më 1986 ishte  në klinikën universitare “Umberto Primo” Romë-Itali dhe 1987 specializim Kliniko Universitar për Ortopedi në Vjenë-Austri, 1998 kurs 1- mujor në SHBA në spitalin SPECTRUM për menaxhim spitalor. Dr.Halua e filloi karrierën si mjek i Përgjithshëm në NBSHU Elbasan dhe më pas Mjek i Përgjithshëm Korpusi I-re bregdetar Fier, Shef i Spitalit Ushtarak dhe mjek kirurg po në Fier. Nga viti 1978 Kirurg  Ortoped-Traumatolog në SQU, Tiranë, Shef i shërbimit të ortopedi-traumatologji SQU.  Në vitin 2006 për plotësim kohe si oficer, lirohet nga Ushtria me Gradë N/Kolonel. Në 2006-n ishte në pension, por vazhdon të ushtrojë detyrën e konsulentit të mjekut Ortoped-Traumatolog në shërbimin Ambulator në SUQU dhe spitali “Royal” Tiranë. Ai nuk u  shkëput asnjëherë nga puna deri muajin e fundit, kur gjendja shëndetësore nuk e lejoi më. Dr. Halua kishte disa grada shkencore në fushën e Ortopedisë dhe Traumatologjisë Kandidat i Shkencave Mjekësore, me temën “Frakturat e hapura të Gr.III-të dhe ato me PAZ me mungesë masive të indit kockor dhe të indeve të buta në kockat e gjata diafizare”. Studim Kliniko-Eksperimental me Vendim Nr.168 datë  27-01-1988. Më pas “Doktor i Shkencave Mjekësore” Vendimi Nr.351 datë 30-06-1993. Nr.Rregj.1934 dhe nga 1987 e vazhdim, Anëtar i Shoqatës Botërore Ortopedike Vjenë (Austri).  Dr.Halo bën pjesë në plejadën  e shkëlqyer të mjekëve ushtarakë, duke lënë një emër dhe kontribut të madh dhe të paharruar në Spitalin Ushtarak dhe shërbimin shëndetësor të ushtrisë. Kontributi i Dr.Halos  është po aq i njohur në ortopedi-traumatologji sa edhe në kualifikimin dhe përgatitjen e brezave të ardhshëm të mjekëve ortopedë. Mendimi teorik i ortopedisë ka dhe kontributin e Dr.Halos  përmes përgjithësimit të përvojave, shkrimeve, artikujve, botime tekstesh dhe referateve shkencore si “Trajtimi i pseudo-artrozave të infektuara”, “Zgjatja e anësive të poshtme”, “Mbi trajtimin e dëmtimeve traumatike të gjurit në IKMU gjatë viteve 1976-1982”, “Problemet e trajtimit në etapa të thyerjeve të kockave të anësive”,  “Frakturat e hapura të kërcirit”,  “Anestezia e pleksusit brakial në praktikën tonë kirurgjikale”, “Thyerjet e kockave të anësive të sipërme në politrauma, trajtimi i tyre”, “Trajtimi i thyerjeve me AZ me mungesa të mëdha indesh.” Studim eksperimental. Po kështu “Edukimi ushtarak për shkollat e mesme me profil mjekësor”,  “Mekanizmi i plagëve të shkaktuar nga predhat, principet e mjekimit të tyre”, “Rikonstruksioni i vonuar i tendinit patellar në dëmtimet me AZ”, “Mbyllja e defekteve osteomielitike  me lembo muskulore” Kongresi i I i Shoqatës së Ortopedëve me pjesëmarrje ndërkombëtare. Për punën dhe kontributin e tij ai është dekoruar dhe vlerësuar me tituj dhe medalje: “Medalja për shërbim

    Me kolegë të Spitalit Ushtarak në stërvitje

    Nga e majta në të djathtë, Dr. Kristo Pandovski, Dr. Halo Kerraj, Dr. Luan Greva, Haxhi Cani