Dhimitër Nica/ Shtatë vite plus një natë…

    394
    Sigal

    Pasi kishte hequr një jetë të tërë, nënë Naxhia mendoi se po i buzëqeshte fati. Djalin e vetëm që i kishte dhënë Zoti, Shabanin e kishte rritur me kokrra gruri e me kokrra misri. Kishte vite që ajo nuk mendonte më për vete. Gjithmonë hante ato që linte i biri. Në fillim kur Shabani ishte i vogël, nuk mund ta kuptonte fukarallëkun. Gjithçka çfarë i vendoste e ëma përpara (ato që siguronte me luftë e mundime) ai i hidhte duke lëpirë e fshirë pjatën. Po kur u rrit ca e po fillonte adoleshencën e vërtetë, filloi të ndryshonte e t’i kuptonte më mirë gjërat. Filloi të mendonte për të ëmën, për vuajtjet e mundimet e saj. Tani filloi ta vriste mendjen se përse e ëma gjithmonë hante bukë pas tij dhe ato që linte ai… Një ditë kur ndodhej vetëm në shtëpi hapi kanistrën ku mbanin bukën dhe nuk gjeti aty as një thërrime.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf