Daniela DEDA/Poezi

    417
    Sigal

     Tek shëtis e vetme!

     Ndër njerëz shikoj fytyra të thyera,

    dikush i lumtur, një tjetër rëndë rënkon.

    Në sytë poshtë syzeve dhe në buzët e lyera,

    Vështirë të prekesh nga ndonjë emocion.

    Ndër njerëz rri kundroj hapat si i hedhin,

    Njëra trak e truk lajmëron vetëprezencën,

    Dikush kokën ulur sikur ka frikë qiellin,

    E një tjetër më tutje pikëpyet ekzistencën.

    Ndër njerëz dëgjoj të thëna e të pathëna,

    Jo vetëm në cep të cepave bëhet lavazh truri,

    Kotësia na ka mbledhur të gjithëve brenda,

    Këtë pamendim më thoni kush e pruri?

    Ndër vete tmerrohem, trishtohem pafund

    Që pjesë e kësaj lemerie edhe unë jam,

    Të zhdukem shumë dua, të iki ku të mund,

    Veç këto jetëvrasje t’i kem sa më larg!

     

     

    PAS KRAHEVE!

    Sa ëmbël të afrohet e buzëqesh

    Buza e hidhur me vrasje jete

    E regjur, pa shpirt lehtësuar shpesh,

    Gjithnjë në përndjekje.

    Krahët ti hedh, të pyet si je

    Me cepin e buzës ngritur krahët ti pret

    Dhe fjalët e çiltra ti nxjerr me nge,

    E pas krahëve me shikim të vret.

    Se nuk të rrëmbeu dashuria

    Por zdralë e jetës ty t’ përqafon

    Dhe pse pas nuk të ndjek as hija

    Në shpifje makabre deliron.