Basha: “Kemi vullnet për të ndihmuar dhe gjallëruar klimën e biznesit”

423
Sigal

Iniciativa e Kryebashiakut të Tiranës për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe punësimin në kryeqytet

Bashkia e Tiranës do t’u japë mundësi të gjithë të rinjve që janë nga mosha 23- 35 vjeç të përfitojnë nga fondi i garancive që vë për herë të parë në dispozicion Bashkia e Tiranës, për të hapur apo zgjedhura biznesin e tij, duke marrë një kredi deri në 5 milionë lekë të reja. Kjo procedurë mund të aplikohet nga të interesuarit që nga dita e djeshme e në vazhdimësi.

Pas tenderimit, zgjidhet banka që do të japë kreditë

Pas një gare mes bankave të nivelit të dytë që operojnë në qytetin e Tiranës, Bashkia ka përzgjedhur Bankën Kombëtare Tregtare, për hapjen e fondit të garancive, hapjen e mundësive të reja për kreditim, për qytetarët e rinj të Tiranës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha  nënshkroi  dje marrëveshjen me një bankë.

Fondi për të ndihmuar biznesin, iniciativë e Kryebashkiakut Basha

Fondi i garancive është një tjetër iniciativë e Kryebashkiakut Basha, për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe punësimin në qytetin e Tiranës. “Ne po hedhim një hap të parë, por shumë të rëndësishëm për të faktuar se edhe pushteti vendor nëse ka vullnet, ka mjete dhe mundësi për të ndihmuar në gjallërimin dhe forcimin e klimës pozitive të biznesit në Tiranë, ka mundësi të ndihmojë drejtpërdrejt në gjenerimin e bizneseve të reja që do të thotë vende të reja pune, që do të thotë mirëqenie e shtuar në qytet, që do të thotë më shumë shanse për të rinjtë e kryeqytetit. Këto kredi nëpërmjet garancisë së Bashkisë së Tiranës, garanci që ka një vlerë prej afro 1 milionë dollarësh jepen me interes pothuajse dy deri tre herë më të ulët se norma, në treg. Pra, në qoftë se në treg, kreditë në rastin e financimit të bizneseve të vogla apo të mesme, ekzistuese apo të reja variojnë nga 11 deri 15%, sipas kësaj marrëveshje, ata që do të përfitojnë, qytetarët nga mosha 23 deri 35 vjeç, banorë të qytetit të Tiranës do të paguajnë një normë interesi 5 deri 5.5%, kjo në varësi deri 15%, sipas kësaj marrëveshje, ata që do të përfitojnë, qytetarët nga mosha 23 deri 35 vjeç, banorë të qytetit të Tiranës do të paguajnë një normë interesi 5 deri 5.5%, kjo në varësi të faktorëve të riskut të biznesit që propozojnë të hapin apo që kanë të hapur dhe do të konsolidojnë” – u shpreh z. Basha. Përfitues të fondit të garancive do të jenë biznese të vogla dhe të mesme, të cilat konsiderohen dhe si gjeneratorë të punësimin në Bashkinë e Tiranës.

Kush do të jenë përfituesit e kredive për të zhvilluar biznesin

 Me prioritet do të përfitojnë bizneset e regjistruara në Bashkinë e Tiranës, 100 për qind sipërmarrës shqiptarë, biznese me sipërmarrëse femra, me sipërmarrës të rinj, projekte të teknologjisë dhe informacionit dhe me mundësi krijimi punësimi, përveç vetëpunësimit. “Bëhet fjalë për kredi deri në masën 50 milionë lekë të vjetra, 5 milionë lekë të reja. Bëhet fjalë për disa kategori biznesesh, që përfshijnë tregtinë me pakicë e shumicë të materialeve e produkteve të ndryshme, përfshirë profesionet e ndryshme, marangoz, rrobaqepës, këpucar, të tjerë. Profesione si avokat, jurist, dentist, mjekë, kontabilistë, ekspert, dyqane veshmbathje, këpucësh, bar, restorant, internet kafe, kënde lojërash, biznese që operojnë në fushën e teknologjisë, informacionit, sipërmarrje artizanale, punime me dorë, dyqane lulesh, zbukurimesh, fusha sportive, njësi tregtare të shumëllojshme, njësi prodhimi të vogla. Me prioritet bizneset e regjistruara në Bashkinë e Tiranës, 100 për qind sipërmarrës shqiptarë, biznese me sipërmarrëse femra, me sipërmarrës të rinj, projekte të teknologjisë dhe informacionit, dhe me mundësi krijimi punësimi, përveç vetëpunësimit”, – u shpreh kreu i Bashkisë së Tiranës.

 

Ministri për Europën, Lidington uron Bashën për marrjen e drejtimit të PD

 Kryetari i PD-së z. Lulzim Basha takoi  ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, z. Nicholas Cannon. Z. Cannon uroi z. Basha, për zgjedhjen si Kryetar i Partisë Demokratike dhe i ka dorëzuar mesazhin e urimit të ministrit për Evropën, David Lidington. Ndër të tjera, në mesazhin e tij, ministri Lidington shkruan:

“I dashur Lulzim,

Dëshiroj të shpreh kënaqësinë time, që pata mundësinë t’ju takoja në darkën e organizuar në Guildhall, në maj, pasi ju kishit marrë titullin “Qytetar i Lirë” i Londrës. Dëshiroj t’ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj, si lider i PD-së. Marrja e lidershipit në këtë moment historik për partinë dhe vendin tuaj është nder, por gjithashtu edhe një sfidë. Opozita parlamentare mund të luajë një rol kyç, në një demokraci moderne, në njërën anë duke e mbajtur qeverinë nën përgjegjësi dhe duke ofruar alternativa dhe nga ana tjetër duke punuar për një konsensus konstruktiv, aty ku është interesi kombëtar. Do pres me kënaqësi bashkëpunimin tonë në të ardhmen, për të bërë Shqipërinë akoma edhe më shumë, një pjesë të familjes evropiane dhe aleancës euro-atlantike”.Gjatë takimit mes kryetarit të PD-së, Lulzim Basha dhe ambasadorit britanik z. Nicholas Cannon u diskutua për zgjedhjet e 23 Qershorit, procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe përgatitjet e PD-së, për një opozitë të fortë e konstruktive, në shërbim të interesit publik.