Lirimi i Kajmakut, Paloka: Arta Marku u soll si avokate e tij, shtet i inkriminuar

293
Sigal

Edi Paloka, nënkryetar i PD, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me lirimin e Agim Kajmakut. Paloka shprehet se prokurorja Arta marku, me një akt të paprecedentë, në vend që të kërkonte dënimin e Kajmakut, bëri rolin e avokates dhe kërkoi lirimin e tij.

“E gjithe skema ka qenë e parapregatitur. Vajtja në spital gjoja për sëmundje të rëndë, “arrestimi” i bujshëm dhe pastaj lirimi brenda 24 orëve për gjoja sëmundjen e rëndë…

Pra nuk kemi të bëjmë vetëm me një prokurore të korruptuar (që e ka kaluar vetingun…) po me një shtet të tërë të korruptuar dhe të inkriminuar deri në kockë.

Nuk do ishte çudi që Kajmaku të ishte i pranishëm sot në takimin e Ramës me të emëruarit e tij në pushtet lokal”, shkruan Paloka.