Artur Sulçe: “Aksidentet, me mijëra qytetarë rrezikojnë jetën në rrugë”

    311

     INTERVISTA/Flet eksperti i aksidenteve rrugore, Artur Sulçe: Ja arsyet pse mungon siguria rrugore dhe janë shtuar aksidentet

    Shqipëria bën pjesë tek vendet që kanë një numër të madh viktimash nga aksidentet rrugore. Disa nga arsyet e aksidenteve në Shqipëri janë të ditura, si shpejtësia e madhe, mungesa e sinjalistikës dhe ndërtimi i rrugëve pa standarde. Në lidhje me këto probleme ka folur në një intervistë për “Telegraf”, eksperti i aksidenteve rrugore Artur Sulçe. Sipas zotit Sulçe, siguria rrugore është një shqetësim i madh shoqëror dhe aksidentet rrugore janë një problem i rëndësishëm shëndetësor dhe ekonomik me të cilin përballet vendi ynë.

     -Zoti Sulçe jemi në mbyllje të një viti, i cili ka qenë i mbushur me aksidente të shumta automobilistike. Ju si ekspert i kësaj fushe si do e komentonit këtë?

    -Siguria rrugore është një shqetësim i madh shoqëror dhe aksidentet rrugore janë një problem i rëndësishëm shëndetësor dhe ekonomik me të cilin përballet vendi ynë. Në vitin 2009 rreth 378 persona kane vdekur dhe mbi 1462 janë raportuar si të plagosur ose gjymtuar, ku një pjesë e tyre do të jetë me aftësi të kufizuara për pjesën e mbetur të jetës, duke rezultuar në vështirësi financiare për familjet e tyre. Nga aksidentet automobilistike, gjatë 4 viteve të fundit kane vdekur 1342 persona dhe 5108 të tjerë janë plagosur. Vendi ynë ka humbur miliona euro çdo vit nëpërmjet dëmeve të pronës, shpenzimeve mjekësore dhe produktivitetin e humbur. Fatkeqësisht shumë nga viktimat e aksidenteve rrugore, janë të moshës 16 – 44 vjeç dhe janë anëtarët më produktiv të popullatës sonë dhe më aktiv që kontribuojnë drejt zhvillimit të vendit tonë.

    – Si e shikoni qëndrimin e qeverisë ndaj numrit të madhe të aksidenteve?

    – Në qoftë se nuk do te ketë ndërhyrje, këto humbje të tmerrshme njerëzore dhe ekonomike do të vazhdojnë të rriten në vitet e ardhshme. Shpenzimet në lidhje me sigurinë rrugore, duhet të shihen si një prioritet i lartë dhe si një investim dhe jo kosto, kështu që ne të gjithë duhet të punojnë së bashku për të zgjidhur këtë çështje urgjente. Siguria rrugore është përgjegjësi e çdo personi dhe të gjithë duhet të shohim se çfarë ne vetë mund të bëjmë për të ndikuar në familjet tona, shokët dhe bashkëpunëtorët për të adoptuar mënyra të sigurta të sjelljeve për sigurinë rrugore. Qeveria e Shqipërisë e përfaqësuar nga Komiteti Ndërministror për Sigurinë Rrugore (KNSRr) është përgjegjëse për lëvizjen e sigurte dhe efiçencën e transportit. Misioni i saj është të përgatisë legjislacionin dhe të zhvillojë zgjidhje të integruara për sistemet e transportit rrugor, si dhe për rrjete të sigurta të transportit rrugor/detar, duke garantuar përputhshmërinë e tyre me planet e zhvillimit ekonomik të vendit dhe me standardet më të larta ndërkombëtare. Siguria Rrugore përfaqëson një komponent kyç të kësaj përgjegjësie, e cila lidhet direkt me vizionin e KNSRr –së për “Transport të thjeshtë dhe të sigurte për të gjithë” Shqipëria përballet me një sfidë të madhe sa i përket garantimit të sigurisë më të lartë të rrugëve në rajon.

    – Ku qëndron më shumë faji për këtë numër të madh aksidentesh, tek strukturat e shtetit apo tek pakujdesia e drejtuesve të mjeteve?

    – Kjo sfidë është veçanërisht e vështirë në një mjedis me zhvillim të shpejtë ekonomik, i cili do të çojë në rritjen e transportit rrugor. Në mënyrë që shtimi i udhëtimeve të mos çojë në rritjen e numrit të aksidenteve, duhen marrë masa efektive në lidhje me një sërë aspektesh të sigurisë rrugore siç janë: përgatitja/testimi i drejtuesve të mjeteve, kontrolli i mjeteve për drejtim të sigurte, sjellja e përdoruesve të rrugës dhe siguria e infrastrukturës rrugore. Juridiksione të ndryshme nëpër botë kanë treguar se vdekjet nga aksidentet rrugore mund të ulen në 30 – 50 % me anë të zbatimit të planeve të veprimit të sigurisë rrugore me bashkërendim shumë sektorial brenda një strategjie të përgjithshme me shumë ambicie por njëkohësisht me objektiva të arritshëm.

    – Në një vend kaq të vogël sa Shqipëria, numri i aksidenteve dhe viktimave duket shumë i madh. Ku duhet kërkuar më shumë përgjegjësia për parandalimin e aksidenteve?

    – Duke konstatuar dhe pranuar problemin në rritje, KNSRr ka iniciuar Strategjinë Kombëtare për Sigurinë Rrugore dhe zhvillimin e një Plani Veprimi shumë sektorial, për zbatimin e kësaj strategjie. Zhvillimi i kësaj strategjie ka mbledhur një ekip specialistësh të cilët kanë analizuar problemin dhe kanë vlerësuar nivelet ekzistuese të sigurisë rrugore për të gjithë sektorët dhe agjencitë kyçe në Shqipëri. KNSRr përshëndet për kontributin e shkëlqyer dhe angazhimin e agjencive kyçe të policisë, shëndetësisë, arsimit dhe palëve të interesuara gjatë ndihmës që i është dhënë ekipit të specialistëve për zhvillimin e kësaj strategjie gjithëpërfshirëse që ka për qëllim zgjidhjen e rrethanave, problemeve dhe nevojave specifike të vendit duke i kthyer kështu rrugët e Shqipërisë në rrugët me të sigurta në rajon. Aksidentet rrugore i kanë kushtuar vendit rreth 106 milion euro (1% e GDP-së së vitit 2009). Këto humbje të njëpasnjëshme mund të kufizojnë aftësinë e Shqipërisë për të arritur rritjen vjetore ekonomike që duhet për arritjen e qëllimeve të Planit Strategjik Kombëtar të Sigurisë Rrugore për Shqipërinë deri në vitin 2020. Nëse nuk merren masat e duhura dhe lejohet vazhdimi i prirjeve të së shkuarës numri i vdekjeve nga aksidentet do të ketë tendencë rritje duke filluar nga viti 2011 dhe do të jetë rreth 600 deri në vitin 2020.

    – A mendoni se shoqëria jonë po ndërgjegjësohet ndopak për të shtuar kujdesin në momentet që janë në rrugë për të eliminuar aksidentet?

    – Nëse nuk merren masa të menjëhershme, edhe mijëra qytetarë të tjerë do të vdesin ose do të mbeten me aftësi të kufizuara në rrugët tona. Për këtë të gjitha palët e interesuara, qeveritare dhe jo qeveritare, me përgjegjësi për sigurinë rrugore duhet të punojnë për të patur koordinimin dhe bashkëpunimin e duhur për të mundësuar zbatimin me efikasitet të Planit të Veprimit dhe Strategjisë Kombëtare të Sigurisë Rrugore.

    – Kur është orari më kritik për ndodhjen e aksidenteve?

    – Aksidentet për këmbësorë janë më të përhapura gjatë mëngjesit dhe periudhave të pikut të pasdites, kur nivelet e trafikut janë të më dendura. Aksidentet fatale te këmbësorëve zakonisht kane kulmin e tyre në orët e vona të ditës, mes orës 17:00 dhe 23:00, ku errësira dhe përdorimit të alkoolit janë faktorë determinues. Në vitin 2003, 54 për qind aksidenteve me pasoje viktima këmbësorë kanë ndodhur  mes orës 16:00 dhe mesnatës. Gati gjysma e të gjithë viktima të këmbësorëve ndodhin ditën e  premten, të shtunën, ose të dielën respektivisht ,16 për qind, 18 për qind, dhe 13 për qind.

    Rrugët për kalimin e njerëzve duhen projektuar më mirë

    Krijimi i rrugëve për komunitetin fillon që me studimin e llojit të mjedisit që do të ndërtohet: të kesh destinacionet afër njëri- tjetrit, të kesh stola në shkolla, parqe, dhe vende publike më të përdorshme, të kesh densitetit e mjaftueshëm për të përballuar kalimin, të krijosh hapësirë komerciale në të cilën njerëzit mund te ecin me këmbë dhe për ata që përdorin karroce me rrota. Shumica e rrugëve për shëtitje janë më të vogla se 0.8 km. Ndërsa përdorimi i kombinuar me densitet të mjaftueshëm për të mbështetur biznesin tregtar transit dhe vendas, mund ta bëjnë ecjen ne këmbë një mundësi të vlefshme për banorët, për përdorim vetjak, dhe një densiteti i vogël i banorëve që mund të përdorin rrugën për ecje, mund ta dekurajojnë ecjen. Kur njerëzit janë nëpër dyqane apo zyra,do të ketë më pak këmbësore qe ecin nëpër rruge. Marrëdhënia ndërmjet planifikimit të përdorimit të rrugës dhe planifikimit te transportit është kritike, por shpesh kjo gjë injorohet. Komunitetet, të cilët mbështesin transportin e balancuar e bëjnë ecjen dhe transitin publik më tërheqës.