Arrestohet Brovina, 3 lidhje të jashtëligjshme në vilën në QS

567
Sigal

TIRANE – Ndërsa opozita po hedh akuza për një shtet policor duke iu referuar aksionit të nisur në 3 ditë kundër vjedhjes së energjisë, një eksponent i rëndësishëm brenda Partisë Demokratike është vetë një ndër shkelësit e ligjit.

Bujar Brovina i zgjedhuri i Lulzim Bashës në Këshillin Kombëtar të PD-së u arrestua këtë të enjte, pasi iu gjetën tre lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në vilën e tij 3 katëshe. Grupet e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe Policia e Shtetit evidentuan lidhjet e jashtëligjshme në banesën e Brovinës në Qytet Studenti i cili është njëherësh ka qenë për 8 vite drejtor i QS-së.

 Ish-kreu i QS-së ka vjedhur energjinë nga kabina elektrike e cila ndodhet rreth 10 metra nga vila tre katëshe.

Linja duke kaluar në murin ndarës të kabinës elektrike përfundonin në vilën tre katëshe të Brovinës.

Këto lidhje janë ndërprerë nga OSHEE teksa Brovina është prangosur dhe dërguar në ambientet e komisariatit numër 1 ku do të përballet me veprën penale të vjedhjes së energjisë.

Brovina qëndroi për 8 vite në drejtimin e Qytetit Studenti i zgjedhur nga Partia Demokratike ku në disa raste është denoncuar dhe publikisht për abuzimet me fondet publike.

Gjiknuri: Ky eshte njeriu qe ankohet se i bie ne qafe policia!
Ishte ministri i Industrisë dhe Energjetikës Damian Gjiknuri i cili nga foltorja e Kuvendit në seancën e së enjtes, bëri publik këtë rast.

“Bujar Borovina, eksponent i PD-së, ish-drejtor i Qytet Studentit, vilë tre katëshe me 3 lidhje të paligjshme. Ky është njeriu që ankohet pse i bie në qafë policia”, tha Gjiknuri.