Arjana Cala/ Vetëm një natë

    421
    Sigal

    Unë isha e qetë si zakonisht, kur dikush erdhi të më vriste. Nuk e di se çfarë isha duke pritur në makinë, teksa shikoja mendueshëm përtej xhamit godinën ku kisha qenë vetëm pak minuta më parë. Ai ishte një shoku im që prej shkollës fillore e deri ne gjimnaz. Nuk kam patur ndonjëherë muhabet me të, as kur shkëmbeheshim në rrugë nuk flisnim. Si duket na kishte bashkuar vetëm klasa e përbashkët dhe ky moment tani. U afrua pranë xhamit që kisha lënë hapur (ishte vapë) dhe me zë të ulët, si një zë i mekur, duke shikuar vrullshëm vërdallë, se mos dikush e shikonte, më tha: – Mos bëj zë! Në dorë se ç’kishte diçka të çuditshme që s’më kishte rënë rasti ta shihja më parë.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf