Ali Podrimja/ Me jetue

    1337
    Sigal

     Tim bir, Lumit

     Erdhe në jetë

    Nuk ka më nevojë për kuje, lutje

    Kryesorja të jetosh.

    Këtë gur ta hedhësh më larg se Unë

    Prandaj:

    Bukën ta pjekësh dy herë nën saç

    Ujin ta ziesh deri në shkallën 99

    Derisa të mbetesh ti i vetmi kërthi në ajër

    në kohë kozmos.

    Metafora e Jetës Sime

    nëse s’flas

    jeta ime s’ka qetësi.

    fjala ime bëhu Unë,

    heshtja të të mos shtypë

    në gurë

    mulliri,

    nëse s’flas

    jeta ime s’ka qetësi

    fjala ime bëhu Unë

    plaga ime

    le të marrë

    frymë thellë