Albana M. Lifschin/ Humbja e puthjes

    344
    Sigal

     (Tregim)

    Ajo u kthye e lodhur atë mbrëmje. I shoqi i tha që kishte gatuar darkë për të. Qe e premte. Çdo të premte ai dilte me shokët në një bar. E kishte marrë edhe atë një mbrëmje, por asaj s’i kishte pëlqyer. S’kishte shkuar më. Në të kundërtën, të premteve kthehej nga puna e i gëzohej të qënit në shtëpi, vetëm. Pa njeri. Ulej në kompjuter për pak minuta e pastaj shtrihej në kolltukun e saj duke shtypur butonin e magnetofonit. Muzika e rrëmbente në krahë, e qetësonte dhe ashtu e zinte gjumi për ndonjë orë. Ne orën njëmbëdhjetë mbrëmjes ndiqte “Real Time with Bill Mahr”. I pëlqente shumë ai komedian fin e me kulturë.

    Po kjo e premte qe ndryshe nga të tjerat. Ajo hyri në apartament e lodhur. I shoqi e kuptoi që në vështrimin e parë. Madje, i ra në sy mungesa e tualetit në fytyrën e saj. Dukej sikur edhe të kuqin e buzëve e kishte harruar pa vënë, apo e kishte ngrënë, çuditërisht. Ajo u shtri në kanape dhe mbylli sytë. Ai hyri në dush, u vesh dhe u bë gati të dilte. Ora qe nëntë e darkës. Hezitoi një moment, ta përshëndeste të shoqen, apo jo, ngaqë ajo dukej sikur kishte rënë në gjumë. Zbriti me ngadalë shkallët e apartamentit dhe doli në rrugë. U dëgjua ndezja e makinës.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf