Aksident ne aksin rrugor Lezhë-Laç, në gjendje të rëndë për jetën 4 persona

    51
    Katër persona kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë-Laç.
    Burime nga policia bëjnë me dije se dy prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë dhe janë transportuar drejt Tiranës.
    Mësohet se dy nga të plagosurit udhëtonin me motorçikletë. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.