“Daja” nga Kosova hesht para hetuesve

575
Sigal

Ragip Hajdini, personi i gjashtë i arrestuar për milionat e eurove të grabitura në Rinas nuk ka pranuar të flasë para hetuesve për të zbardhur detaje nga ngjarja.

50-vjeçari nuk ka dhënë sqarime para grupit hetimor, të cilët e kanë pyetur disa herë në ambientet e policisë.

Hajdini u arrestua të premten pasi emri i tij u zbulua gjatë dëshmisë së Alkond Bengasit.

Lidhur me këtë rast policia shqiptare ka bashkëpunuar dhe me autoritetet kosovare duke shkëmbyer informacione, nga ku ka rezultuar se Hajdini është me precedent të mëparshëm kriminal.

50-vjeçari nga Peja është i dyshuar për grabitjen e 25 kilogramëve ar nga dhoma e dëshmive në policinë e Pejës, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2012, por dhe për grabitjen e një argjendarie në Dibër të Madhe në korrik të 2014-ës.

Për grabitjen e miliona eurove në Rinas deri më tani janë arrestuar Elton Pikli, Oltjon Veseli, Alkond Bengasi, Renaldo Sula dhe Saimir Çela.