869 kuota për 8344 maturantë në të gjithë vendin

    373
    Viti i ri akademik duket se ka pësuar një ndryshim të dukshme në mënyrën e përzgjedhjes së degëve për studim. Ndryshme nga vitet e tjera, ku degët më të kërkuara ishin Juridiku, Financa apo dhe Gjuha Angleze, këtë vit ka pasur një dyndje të madhe drejt përzgjedhjes së degës së Infermierisë nga maturantët që i janë drejtuar universiteteve të vendit. Sipas të dhënave të bëra publike nga AKP, rezulton se këtë vit kanë aplikuar për degën e Infermierisë së Përgjithshme një numër prej 8344 maturantësh. Kur kuotat që janë përcaktuar për këtë degë në të gjithë vendin janë 869 kuota. Shifra këto që tregojnë qartë se një pjesë e mirë e aplikantëve nuk do të mund të arrijnë të fitojnë të drejtën e studimit në degën e Infermierisë së përgjithshme. Si duket ky fluks i madh i maturantëve që i janë drejtuar Infermierisë së Përgjithshme si mundësi për të vazhduar studimet e larta, ka ardhur si pasojë e kërkesës që shteti gjerman ka ofruar herë pas here për mundësi punësimi për infermierët shqiptarë. Nga shifrat e bëra publike, duket qartë se këtë vit kemi 10 herë më shumë aplikimeve për degën e Infermierisë së Përgjithshme, sesa kuota të akorduara.

     Sipas të dhënave të bëra publike nga Agjencisë Kombëtare të Provimeve, rezulton se për këtë vit të ri akademik 9835 maturantë kanë zgjedhur degën e Financës, 9107 Drejtësinë dhe 8988 Gjuhën Angleze. Pas tyre në bazë të numrit të kërkesës renditen Infermieria me 8344 aplikime, Teknologjia e Informacionit me 5085 aplikime, Puna Sociale me 4633, Shkencat Politike me 4078 dhe Mjekësia me 3434 aplikime. Duke parë numrin e lartë të aplikantëve, është e qartë se këtë vit, 10 mijë maturantë nuk do të kenë mundësi që të vazhdojnë studimet e larta në universitetet publike, pasi numri i kuotave është më i vogël se sa numri i aplikimeve. Sipas të dhënave të bëra publike nga Agjencisë Kombëtare e Provimeve, numri i maturantëve që kanë plotësuar formularin A2 është 29 mijë maturantë, formula ky i cili iu jep të gjithë aplikantëve mundësinë për të zgjedhur 10 degë, në të cilat duan të vazhdojnë studimet e larta. Nga ana tjetër, vendimi i Këshillit të Ministrave ka përcaktuar se kuotat për studentët brenda vendit janë 18 mijë e 986, pra rreth 19 mijë. Përzgjedhja edhe për këtë vit do të bëhet në bazë të parimit meritë-preferencë. Vetë drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Provimeve, Rezana Vrapi, ka bërë një analizë, duke thënë se këtë vit ka më shumë aplikime, kjo për faktin se vjet numri i ngelësve në lëndën e matematikës ishte i madh, ndërsa këtë vit ka qenë më i ulët. Sipas një udhëzimi pritet që data 15 shtator të jetë dhe data kur do të dalin dhe emrat e fituesve në universitetet publike.
    Sigal