504 emrat e të përndjekurve politikë që marrin dëmshpërblim për këstin e parë dhe të dytë

    395
    Sigal

    Dokumentet që duhen paraqitur nga personat për të tërhequr paratë në bankë

    Janë publikuar ditën e djeshme 504 emrat e të përndjekurve politikë që marrin dëmshpërblim për këstin e parë dhe të dytë. Gazeta “Telegraf” përkrah 504 emrave po ju paraqet dhe procedurat që duhet të ndjekin aplikantët për t’u paraqitur në bankë për të tërhequr lekët. Personat që kanë emrin në listë për të marrë paratë për këstin e parë apo për këstin e dytë duhet të paraqiten pranë bankës për të tërhequr paratë.  Lidhur me këtë fakt, gazeta “Telegraf” bën publike 504 emrat e radhës që përfitojnë dëmshpërblim financiar, për shkak të viteve të burgut që kanë kryer gjatë regjimit komunist. Në radhën e personave që presin të dëmshpërblehen janë ende shumë ish të përndjekur, të cilët pritet të miratohen nga Këshilli i Ministrave.

    Dokumentacionet që duhet të paraqesin personat për të tërhequr lekët:

    Çdo person që gjen emrin në këtë listë, për shembull, nëse i burgosuri është ende gjallë, ai duhet të paraqesë pranë filialit të Ministrisë së Financave këto dokumente:

    – Numrin e llogarisë që ka hapur në bankë;

    – Fotokopjen e kartës së identitetit;

    Listë-pagesa e radhës për ish-të përndjekurit politikë.

    listën e plotë e gjeni në Gazetën Telegraf