Anila Kalleshi: Dhjamosja, faktor risku për shfaqjen e gjendjeve patologjike

956
Obeziteti është sëmundje shumë e përhapur. Aktualisht ajo ka gjetur përhapje të madhe në vendet e zhvilluara me të ardhura të mira ekonomike, shpeshtësia e obezitetit është shumë e madhe. Martesa është parë si faktor për shtimin në peshë. Zakone të ndryshme, mungesa e ushtrimeve muskulore, përdorimi i pijeve alkoolike, përdorimi i duhanit janë faktorë të mbipeshës.
Ku dhe si shfaqet: 
• Diabeti i sheqerit tipi II: 80% e të sëmurëve që janë të prekur nga diabeti II janë obezë.
• Hiperlipidemia- tek obezitët kemi rritje të triglicerideve, ulje e lipoproteinës, rritje e dendësisë së HDL.
• Sëmundjet kardio-vaskulare: shumë studime epidemiologjike lidhin dhjamosjen me sëmundjet dhe vdekshmërinë nga sëmundjet nervore apo vaskulare. Përveç dëmtimit të arterieve koronare në 50% të njerëzve ku pesha ideale rritet, në 50% vihen re çrregullime dhe hipertrofi të barkushes së majtë, pavarësisht nga shfaqja e hipertensionit, e cila shpesh përfundon me pamjaftushmëri kardiake. Vdekja e papritur është e shpeshtë në personat e dhjamosur, si rezultat i aritmive kardiake.
• Hipertensioni- shumë studime tregojnë lidhjen midis peshës së trupit dhe hipertensionit. Shpeshtësia e hipertensionit është 2–5 herë më e madhe tek njerëzit e dhjamosur.
• Mëlçia – dhjamosja është faktor i rëndësishëm për formimin e gurëve të tëmthit. Tek femrat mëlçia e dhjamosur karakterizohet nga filtrimi i indit lipoid dhe shtimi i enzimave hepatike.
• Artritet- shpeshtësia e artrozave të gjurit shtohet në lidhje me peshën trupore (shkaqet janë mekanike), ndërsa osteoporoza dhe thyerjet janë më të ulëta si përqindje tek obezët.
• Sindroma e Aipnisë në gjumë- karakterizohet nga mosmarrja frymë gjatë natës. Kjo simptomë është mjaft e vështirë të ekzaminohet sepse vetëm një i tretë mund të përcaktojë mungesën e frymëmarrjes gjatë natës dhe jo personi vetë. Diagnoza shoqërohet me një gërhitje të fortë të shoqëruar me një zgjim të papritur, e cila mund të avancojë deri në edemë pulmonare dhe gjithashtu me ndjenjë lodhjeje gjatë zgjimit në mëngjes, si rezultat i gjumit jo të qetë të natës.
• Edema e gjymtyrëve të poshtme është si rrjedhojë e mosqarkullimit venoz, si rezultat i uljes së lëvizshmërisë tek obezët dhe si pasojë e presionit venoz nga depozitimi i yndyrave.
• Celuliti – është ndërlikim i shpeshtë i obezitetit, i përket kryesisht gjymtyrëve të poshtme, shoqërohet me edemë dhe inflamacion, i përgjigjet me vështirësi terapisë dhe është faktor risk tek njerëzit me obezitet të lartë .
• Tromboflebitet dhe trombozat – hasen shumë shpesh në personat obezë (si edema, mosqarkullim i gjakut), si rezultat mekanik edhe metabolik, ku përmbledh shtimin e faktorëve të hemostazës.
• Rreziku kirurgjikal- rreziqet si nga pandjeshmëria ashtu dhe nga ndërhyrjet kirurgjikale janë të mëdha tek obezët. Faktorët më të shpeshtë janë infeksionet pulmonare, traumat kirurgjikale, herniet etj.
• Neoplazmat- Obeziteti shoqërohet me shpeshtësi të rritur të neoplazmave, sidomos në traktin tretës (zorrë e trashë ), traktin gjenital (gjoks, mitër, vezore, prostatë).
• Çrregullimet hormonale – tek obezët janë të shpeshta aminoretë. Nga mbiveshkoret kemi rritje të kortizolit – hormoneve mashkullore, ndërsa tek gratë kemi hipertrikeozë.
• Shfaqje psiko-trupore- Faktorët psikologjikë dhe shoqërorë marrin pjesë në shkaqet e obezitetit. Paraqitja e jashtme luan rol të rëndësishëm psikologjik. Cilësia e jetës sipas statistikave është më e ulët tek obezët.
• Vdekshmëria- Obeziteti është një faktor rreziku së bashku me hipertensionin dhe hiperlipideminë. Shtimi i vdekshmërisë që varet nga obeziteti është më i shpeshtë në moshat e reja dhe varet nga kohëzgjatja e obezitetit 
Shenjat e dhjamosjes. Simptomat
• Vështirësi në frymëmarrje – pa pasur sëmundje pulmonare apo kardiake (në rastet kur kryen lëvizje paksa të shpejta, apo ulje e ngjitje nëpër shkallë). Kjo ndodh për shkak të lidhjes të mekanizmave (mbipeshë) dhe metabolik (shtohet nevoja për oksigjen dhe nxjerrja jashtë e dioksidit të karbonit), si rezultat i metabolizmit të rritur .
• Prishja e gjumit – ‘Sindroma e apneas ose Sindroma Pickëick’. Personi i dhjamosur fle gjatë ditës në pozicion ulur, duke drejtuar makinën ose në zyrë në karrige. Ka dhimbje mesi, gjunjësh që janë si rezultat i mbipeshës, shqetësime të tretjes, si rezultat i rritjes së presionit intraabdominal tek mbipeshat. Urinimi i pavullnetshëm shoqërohet sidomos gjatë kohës kur personi kollitet. Shpeshtësia e urinimit rritet më shumë me rritjen e peshës dhe arrin 60% tek gratë me BMI>33.0.
• Gjëndrat e djersës prodhojnë më shumë djersë – kjo ndodh si rezultat i rritjes së metabolizmit sidomos në palat e lëkurës .
• Shpesh herë vihet re ndjenjë lodhjeje, dëmtime të ciklit menstrual, sterilitet dhe gjendje depresioni.
Faktorët që ndikojnë në obezitet 
• Mosha-dhjamosja te burrat rritet në moshën deri në 60 vjeç, kurse tek gratë rritet me kalimin e moshës.
• Raca dhe vendi- tek kaukazianët e SHBA-së obeziteti përbën rreth 20% të tyre, ndërsa në kaukazianët e Europës janë të prekur rreth 40% të tyre, në Kongo 12%, në Kinë 7.2% në Indi 35%. 
• Gjëndja ekonomiko-shoqërore- në vëndet e zhvilluara me të ardhura të mira ekonomike shpeshtësia e obezitetit është shumë e madhe. Martesa është parë si faktor për shtimin në peshë. Zakone të ndryshme, mungesa e ushtrimeve muskulore, përdorimi i pijeve alkolike, përdorimi i duhanit janë faktorë të mbipeshës. 
• Shkaqet e obezitetit- marrja më e madhe e energjisë nga ushqimet në krahasim me ata që kanë konsum më të madh d.m.th. rriten kaloritë ushqimet e ndryshme janë të shijshme më shumë, kështu rritet sasia e yndyrnave.
• Faktorët gjenetike: në shumicën e rasteve me obezitet, të paktën njëri nga prindërit ka qënë obez.
• Dëmtimet endokrine: obeziteti në shumicën e rasteve shoqërohet nga hiperinsulinemia.
Sigal