Vladimir Mici/ Ish-Kryeministri Berisha nuk e mori asnjëhere mundimin të kthente përgjigje naftëtarëve

160

-vijon nga dje-

Në numrin e djeshëm ne përcollëm problemet e shumta që ka pasur shoqëria “Albpetrol” në vitet 2005-2013. Sipas autorëve “Në këtë realitet të zymte të këtyre shoqërive, pronari shtet  përdori pa transparencë vendime për transformime, ristrukturime dhe trajtime të punonjësve të naftës, duke mos pasur gjithmone vije demarkacioni midis tyre e duke kryer veprime të kundraligjshme, që në zhargonin  ekonomik quhet vjedhje, abuzim me detyrat shtetërore dhe shkelje e kushtetutës, që nuk ishin pasojë juridike e secilit VKM.  VKM Nr. 784, date 15.09.2006, që  ristrukturoi “Albpetrol” sh.a. “Servcom” sh.a. dhe “Transnafta” shpk dhe nga ky vendim nuk pati shkurtim të fuqisë puntore me letër dhe por edhe këtu fuqia puntore shtesë e ardhur nga përthithja e Servom dhe transnafta SHPK nuk shoqërohej me shtesë fuqie puntore, duke i vënë këtë barrë pushimi Albetrol sha. VKM Nr. 275, datë 26.04.2010, që  ristrukturoi “Albpetrol” sh.a., “Uzina Mekanike e Naftes Kuçove” shpk dhe “Uzina Mekanike Patos” shpk,  edhe ky nuk patën detyrimin e shkurtimit të punonjësve nga të gjitha shoqëritë, Ndërsa sot shihet se problemet po thellohen. Në këtë numër autorët theksojnë se “Kur Partia  demokratike morri pushtetin dhe bënte zëvëndësimin e punonjësve me militantët e saj, Z Bashkim Fino i karikonte punonjësit, që hiqte Partia Demokratike, se sapo të vinin në pushtet do ti rikthenin në punë”. Po ç’po ndodh në të vërtetë?!

 *Pedagog  në UMSH

-Vetëm Bankers deklaronte se në vitin 2010, të ardhurat e saj u rritën  nga 88,614 mijë dollarë në vitin 2009  në 170,376 mije dollarë  ne vitin 2010 dhe 339,918 mijë  dollarë në 2011 dhe kjo vetëm nga të ardhurat në Shqipëri

-Damian Gjiknuri Ministër i Industrisë dhe Energjitikës i kërkohet të zgjidhet problemi, por akoma sot e kësaj dite ky ministër nuk denjon të ktheje përgjigje

– Edhe Kryeministri aktual, Z. Edi RAMA kërkesave të punonjesve drejtuar në adresë të institucionit të Tij më date 20.12.2013 dhe 30.04.2013 nuk u ka kthyer ende përgjigje

– Kur Partia  demokratike morri pushtetin dhe bënte zëvëndësimin e punonjësve me militantët e saj, Z Bashkim Fino i karikonte punonjësit, që hiqte Partia Demokratike, se sapo të vinin në pushtet do ti rikthenin në punë

– Dokumentet e vlefshme zyrtare flasin se nga Janari 2006 deri në Maj 2013 nga shoqeria “Albpetrol” me VKM përkatës e me marreveshje mafioze janë pushuar gjithsej 2834 punonjes ose 70% e gjithë punonjësve, që ishin në vitin 2006

Mazhoranca që shkoi ka abuzuar me fuqinë puntore të shoqerisë, ka shkelur të drejtat e një armate të madhe punonjesish në interes të një tjetër armate politike dhe të gjitha këto me ndërgjegje te plote dhe në bashkëpunim: Albpetrol-METE-Kryeministri.

Ku janë  40 milion eurot borxh ndaj Albpetrolit dhe pse sjanë shlyer kurrë?

Presidenti i Republikës i quan kërkesat e punonjësve për vjetërsine e punës, si ankesa, që bëjnë punonjësit nga mbyllja e vendeve të punës për shkak të  privatizimit të  shoqërisë “Albpetrol”(planet tjetër)  dhe akoma sot e kësaj dite nuk ka dhënë përgjigjen e tij. Çfarë trajtimi presidencial?!

Po Kuvendi? Avokati i popullit i drejtohet kryetarit të komisionit të ligjeve Z Ilir Rusmaili  me shkresën nr K3/T20-10 datë 14/01/2013 dhe  i  kërkon, që për shkak se ai i ka kërkuar METE-s, që të bëjë shtesa në VKM për të pasqyruar dhënien e vjetërsisë, por ajo nuk ka reaguar, “..të informojë komisionin për çështjet ligjore, administratën publike dhe të drejtat e njeriut pranë kuvendit të Shqipërisë, lidhur me problematikën e parashtruar, masat e propozuara dhe një rekomandim zyrtar, si dhe mosveprimin e ministrisë së ekonomisë, tregëtisë dhe energjitikës për të mbajtur një qëndrim ndaj rekomandimeve tona, konform dispozitave kushtetuese” Kuvendi se vuri  kurrë ujin në zjarr.

Ndërsa ish-Kryeministri nuk e mori asnjëhere mundimin të kthente përgjigje.

E njëjta gjë po ndodh edhe me institucionet e sotme:

Me shkresën pranuar nga MEI me Nr. 14 Prot, date 04.10.2013  dhe Nr. 14/1, datë 20.12.2013, Z. Damian Gjiknuri Ministër i Industrisë dhe Energjitikës i kërkohet të zgjidhet problemi, por akoma sot e kësaj dite ky minister nuk denjon të kthejë përgjigje. Çfarë arrogance pushteti?!

Edhe Kryeministri aktual, Z. Edi RAMA kërkesave të punonjesve drejtuar në adresë të institucionit të Tij më date 20.12.2013 dhe 30.04.2013 nuk u ka kthyer ende përgjigje. Këtu arroganca në drejtim të respektimit të afateve ligjorë të pergjigjeve,  është e nivelit kryeministror. “Qeveri e shpejte, efikase , që u jep zgjidhje problemeve janë  thjesht retushe për televizionin dhe sallat e konferencave!”.

Një deputet i PS shkruan në FB  vet, që të  mos kërkoni punë në shtet, por në privat! Por në cilin privat?. Shoqëritë e huaja të naftës marrin në punë me lista partije, dhe ky deputet i di fare mire, që asnjë punonjës smund të fillojë punë pa miratimin e titullarit të ALBPETROL edhe në Bankers, Stream Oil dhe kompanitë e tjera, ku Albpetroli ka 49% të interesave të punës. Ata zgjedhin bashkëpuntorët që i kanë ndihmuar për realizimin e këtij biznesi. Sot këto shoqëri janë të plotësuara dhe kur u pushuan nga puna nuk vrapuan për të marrë këtë  staf,që dilte, sepse nuk kishte kuptim mbyllja e vëndeve të punës.Nqs kishte nevojë  Bankers apo Stream Oil , ata do të vinin nga zyra e titullarit të asaj kohe direkt dhe indirekt nga zyra e partisë në pushtet.Për më tepër ishin ata shkaku që u flakën në rrugë 1700 punonjës.Struktura aktuale e Bankers ka gjithsej 458 punonjës, përfshirë edhe të huajt.

Apeli dhe realiteti!

Kur Partia  demokratike morri pushtetin dhe bënte zëvëndësimin e punonjësve me militantët e saj, Z Bashkim Fino i karikonte punonjësit, që hiqte Partia Demokratike, se sapo të vinin në pushtet do ti rikthenin në punë, duke u dhënë dhe dinjitetin duke hequr po ata, që solli Partia Demokratike.  Z  Fino njerëzit presin, por nuk harrojnë. Do të jetë mirë ti kthehesh arkivave të televizionit për ti parë ato  që u ke thënë punonjësve të larguar. A do ta mbash premtimin, sepse flisje në emër të partisë socialiste, ishe sekretari organizativ i PS. Faktet tregojnë se edhe kur shkresa avokatit të popullit ishte në komisionin e ligjeve, nuk ke reaguar. Nqs do të kishe reaguar sot ky problem midis naftëtarëve me qeverisjen tuaj duhet të ishte zgjidhur. Ky është edhe problem yt. Për më tepër deputet i qarkut Fier, qarkut më të prekur nga kjo kasapanë qeveritare,qarkut që të ka mbështetur në ditën më të keqe.

Të gjitha sa  u thanë më siper vijnë për  një arsye të thjeshtë, që kuptohet nga të gjithe institucionet e mësipërme, të djeshme dhe të sotme, po ashtu edhe nga gjithë punonjësit: Ti vjedhë naftëtarët, djersën e gjakun e tyre. Mendoni njëherë kur mesatarja e vjetërsisë në punë e kësaj shtrese ishte 28 vjet!. Tek cili privat do ti dërgoni.Vjedhja nuk ka ngjyrë!

Mazhoranca që shkoi ka abuzuar me fuqinë puntore të shoqerisë, ka shkelur të drejtat e një armate të madhe punonjesish në interes të një tjetër armate politike dhe të gjitha këto me ndërgjegje te plote dhe në bashkëpunim: Albpetrol-METE-Kryeministri.

 Dokumentet e vlefshme zyrtare flasin se nga Janari 2006 deri në Maj 2013 nga shoqeria “Albpetrol” me VKM përkatës e me marreveshje mafioze janë pushuar gjithsej 2834 punonjes ose 70% e gjithë punonjësve, që ishin në vitin 2006 dhe 2007 dhe fondi kumulativ i pagave, që  shoqeria “Albpetrol” ka nxjerrë nga arkat e saj pas këtij operacioni gjigant përzeniesh nga puna  ështe i njëjtë me fondin kumulativ të pagave, që do të ishte dashur të paguhej nga shoqëria “Albpetrol” sikur gjatë kësaj kohe të mos ishte pushuar asnjë punonjes i vetëm. Në se pushimet do të ishin ligjore atëhere në Maj 2013 shoqëria “Albpetrol” do të kishte 1211 punonjes nga 2905, që  ishin faktikisht në atë kohe dhe në llogaritë bankare të shoqerise “Albpetrol” do të ishin më shumë mbi 45 milion USD. Sot janë ende me pak 1819 punonjës efekti I tyre  ka filluar.

Më qarte vjedhja kuptohet kur , Kolegji Civil  Gjykates Larte, nepermjet vendimit tij Nr. 130, date 10.04.2014 percakton në mënyrë të shprehur se “…në çdo rast, kur marrëdhenia e punës përfundon për arsye, që kane të bëjnë me punëdhënesin dhe ekzistojnë kushtet e nenit 145 të Kodit të Punës, punëmarresi përfiton shpërblimin e vjetërsise në punë”. Është e pafalshme  që, së pari Avokati i Popullit të ndërprese përpjekjet e tij për të mundesuar përfitimin e këtij shpërblimi edhe punonjësit e tjerë të pushuar pa të drejtë ne vitin 2010, të cilët për shkaqe të ndryshme, kryesisht financiare e vështiresive, që u krijoi punëmarresi, nuk patën mundësine të vazhdonin ankimin në rrugë gjyqësore.

E pafalshme!

Është e pafalshme edhe për qeverinë e re, për mënyrën si vijon ta trajtojë problemin, sepse zgjidhja nuk vjen nga ministra të përveçëm, por nga një vullnet politik i ndershëm. Ende sot nga kjo shtresë gjenden rrugëve pa punë dhe shpresë. Ky është alarm zotërinj pushtetarë dhe partiakë. Kjo shtresë nuk është vetëm.Si këta ka krijuar shumë politika, që sot hiqjet e pazonja për të punësuar, ata që u pushuan me përdhunë dhe janë vjedhur në djersën e tyre nga shteti,të cilit ende i paguajnë padrejtësisht taksat dhe tatimet.

Nesër do të ketë më shumë punonjës kundër, nëse kjo politikë vijon. Aty do të jenë edhe ata që sot janë në punë, por shpejt do të dalin “teper”. Por do të jetë vonë,nqs naftëtarët nuk bashkohendhe ndërgjegjësohen, se po u vidhet djersa e tyre çdo ditë dhe qeveria trumpeton, se ska mundësi pagimi e punësimi dhe se duhet kryer ristrukturimi.Qeveria vijon me eksperimente të dështuara.Kjo do të jetë gjithmonë në kurriz të naftëtarëve, përfshi edhe ata që aktulisht janë pushuar ose mashtruar se do ti paguajnë me 25000 leke deri në Shtator dhe pastaj do të paguhen edhe për pagat e prapambetura(ka mbi 1.5 vjet të papaguara), që punojnë në ARMO. Askush nuk e ve në punë KPTHN Ballsh , përveç shtetit. Kompania që e privatizoj, për rrugën si e ka privatizuar, si e ka shfrytëzuar, çfarë ka premtuar është subjekt për një film mafioz. Asnjë investim, asnje premtim të realizuar, asnjë fuqi puntore të shtuar, vetëm borxhe , borxhe dhe figura, që ndërojnë axhendën e pronarëve, që su morën vesh kurrë se kush janë dhe se 40 milion eurot borxh ndaj Albpetrolit kurrë  su shlyen.