Tatimet: Ja çmimet e blerjes së mallrave të sekuestruar

685
Aksioni kundër informalitetit është shoqëruar dhe me një projektligj të ri për procedurat tatimore, që tashmë qeveria e ka çuar për miratim në Kuvend. Bëhet fjalë për projektligjin për procedurat tatimore, i cili parashikon konfiskimin e të gjithë mallit, në rastet kur e keni pa dokumentet tatimore.
Pas konfiskimit, shitësi mund ti blejë mallrat, por me të njëjtin çmimin që janë në treg. Pra nëse ju konfiskohet një lavatriçe, do ta blini nga tatimet me të njëjtin çmimin që vlera e saj është në tregun vendas.
“Gjobë në masën 10.000.000 lekë. Konfiskim të të gjithë sasisë së mallit që mbahej në ruajtje, përdorej apo transportohej, i pashoqëruar me dokumente tatimore (me të drejtë të blerjes së mallit me vlerë tregu). Rivlerësim tatimor të të ardhurave për një periudhë 6-mujore që do të thotë se e gjithë vlera e mallit i shtohet të ardhurave të tatimpaguesit për 6 muajt e mëparshëm dhe rivlerësohen detyrimet tatimore për TVSH-në dhe tatimfitimi pikërisht mbi këtë bazë të re të ardhurash. Sigurisht, që mbi këto detyrime gjenerohen edhe kamatëvonesat”, – janë tre masat që ka propozuar qeveria për shitësit me shumicë.
Sigal