TAP hap garën për ndërtimin e tubacioneve të gasjellësit

763
Sigal

Trans Adriatic Pipeline (TAP) ka hapur tenderin për ndërtimin e seksioneve të tubacionit të gazit nga Azerbajxhani përmes Shqipërisë dhe Greqisë drejt Europës ku fituesi do të shpallet në 3-mujorin e tretë 2015, njoftojnë burimet zyrtare të TAP-it.

Sipas tyre, kontratat e mëdha në bazë të ofertave, mund të ndahen në kontrata të mëtejshme, në varësi të ofertave të ofruara në fazën e parakualifikimit për kompanitë që në muajin Maj, ku tenderi konkurues përfshin ndërtimin e rreth 760 km të tubacionit të gazit që kalon në Greqi dhe Shqipëri.

Kompanitë e ftuara në tender janë ndërkombëtare por përfshijnë dhe kompanitë nga vendet pritëse të TAP-it.

Ndërtimi i Gazsjellësit TAP është planifikuar të fillojë në 2016 dhe do të ndahet në pesë lot-e, prej të cilave, 3 në Greqi dhe 2 në Shqipëri.

Pika më e lartë e projektit TAP llogaritet në 1800 metra dhe është në Shqipëri, ku tubacioni do kalojë në shumë rrugë dhe lumenj.

Knut Steinar Kvindesland, Drejtor i Prokurimit në TAP tha, “Kontrata për ndërtimin e seksioneve të tubacionit është më e madhe se, parashikimet fillestare. Aftësia ofertuesve për të përmbushur standardet e larta të TAP-it mbi shëndetin, sigurinë, mjedisin dhe aftësinë për të demonstruar një “politikë të zero, dëm” do të jenë kriterët kryesore në përzgjedhjen e ofertuesve. Kontraktuesit e tubacionit, gjithashtu do të jenë përgjegjës për sigurimin e nënkontraktorëve për të zbatuar pjesë të veçanta të kontratës. Kjo mund të krijojë punësim dhe mundësi të tjera për biznesët, duke kontribuar për prosperitetin ekonomik në vendet, ku TAP do të kalojë”. Ftesa e ardhshme për tendera nga TAP do të jetë për stacionet kompresor në Greqi dhe Shqipëri.

TAP do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigante, Shah Deniz në Azerbajxhan për në Evropë.

Zhvillimi ekonomik dhe krijimi i vendeve të punës do të nxiten përgjatë gjurmës së tubacionit, ku TAP do të jetë burim i madh i investimeve të huaja direkte.
Parashikohet që shitjet e para me gaz të nisin në Gjeorgji dhe Turqi në fund të 2018-tës, ndërsa dërgesat e para në Evropë në 2019./ATSH/