Skandali / Çfarë po hanë shqiptarët, buka me ngjyrues

294

Buka është ajo që konsumojmë çdo ditë dhe në tre vakte, por duket edhe këtu jemi të mashtruar dhe të pasigurt. Top Channel kryen eksperiment me bukën e zezë dhe atë integrale. E futur në ujë për 60 minuta ajo lëshon ngjyrë, çka do të thotë se gjatë përgatitjes është përdorur ngjyrues ushqimor. Këtë rezultat e konfirmon edhe eksperti i ushqimit Abdyl Sinani. “Buka nuk duhet të lëshojë ngjyrë. Kjo tregon se ata marrin miellin e bardhë dhe i hedhin ngjyrues”, shprehet Abdyl Sinani, që thekson se ka edhe ngjyrues që dëmtojnë rëndë shëndetin e njeriut, deri në kancer. Por sikur të mos mjaftonte kjo, edhe disa domate të cilat supozoheshin që nuk bëheshin me hormone tashmë kuptojmë që disa nuk kanë kufi, helmojnë edhe ushqimin. Ndërsa ata që paguhen për të garantuar qytetarin mbyllin sytë edhe kur fëmijët dhe familjet e tyre helmohen.