Shteti shqiptar “rripet” nga të burgosurit, 800 euro shpenzimi mujor për një të burgosur

1031
Nga arka e shtetit shqiptar, çdo muaj shpenzohen 800 euro për mbajtjen në qeli të një të burgosuri, pavarësisht se çfarë vepre penale ka kryer ky i fundit. Ndërkohë që tremujorin e fundit numri i të burgosurve është rritur me 4 për qind, kjo pas aksionit të ndërmarrë nga qeveria shqiptare për të luftuar informalitetin. Pra, shteti shqiptar paguan çdo muaj 800 euro edhe për atë të burgosur, i cili mund t’i ketë shkaktuar dëm shtetit, vetëm 20 apo 30 mijë lekë të reja. Të dhënat e fundit tregojnë se numri i të burgosurve në vend është afërsisht 5900, ndërkohë që kapaciteti maksimal i burgjeve në Shqipëri është 4537. Një tjetër problem ky, i cili lidhet me mbingarkesën e burgjeve në vendin tonë. Shteti shqiptar nuk ka menduar asnjëherë për një dënim alternativ, siç mund të jetë ai i punës vullnetare në shtet, dënim ky, i cili mund të sillte fitime dhe jo të shkatërronte financat e shtetit. Ndërkohë që një tjetër mundësi e mirë mund të ishte dhe ajo e aplikimit të praktikës amerikane dhe europiane, për personat që duhet të vuajnë dënimin deri në 5 vite burg, të aplikohet dënimi me gjobë, i cili mund të ulte ndjeshëm numrin e të burgosurve në vendon tonë. Shteti shqiptar nuk ka asnjë justifikim për shpenzimit e larta, të cilat janë të njëjta, si për atë që ka kryer veprën penale të vrasjes, korrupsionit apo vepra të tjera të rënda, ashtu dhe për atë që është futur në qeli se nuk ka shlyer një faturë energjie apo nuk ka prerë një kupon tatimor. Pra, për mosshlyerjen e një fature, e cila mund të kushtojë 20 apo 30 mijë lekë të reja, shteti shqiptar shpenzon 800 euro në muaj. Ndërkohë që numri i personave të gjendur aktualisht në qeli për këtë arsye është mjaft i lartë. Pra një kosto ekstra për shtetin shqiptar, të cilën ky i fundit mund ta kishte rregulluar në një tjetër formë, nga e cila mund të kishte fitim dhe jo humbje, siç ndodh aktualisht. Ndërkohë që Kuvendi i Shqipërisë pritet të miratojë një amnisti të përgjithshme për të burgosurit përpara fundvitit. Mësohet se nga kjo amnisti pritet që të gjithë të burgosurit të përfitojnë nga një vit ulje dënimi. Pritet që numri i përfituesve të amnistisë të jetë 800-1000 të burgosur, numër ky shumë herë më i lartë krahasuar me vitet më parë. Edhe pse flitet për ulje të numrit të të burgosurve, sërish shpenzimi do të jetë tepër i lartë, kosto ekstra për financat e shtetit, të cilat mund të dhe të evitoheshin, duke vënë në zbatim mundësi të tjera alternative për të ulur këtë kosto.
Ja çfarë thotë Kryetari i Shoqatës së Dedektivëve Privatë, Ndue Pjetra, lidhur me këtë çështje
Lidhur me amnistinë, mendimi im është se, duhet te jepet një amnisti, e cila është e domosdoshme. Ekziston sipas statistikave, se 1 person për çdo 3 familje ndodhet duke vuajtur dënimin në burg. Amnistia duhet të ketë parasysh se cilët të dënuar duhet të përfitojnë nga kjo amnisti, duke përjashtuar kategori të veçanta lidhur me veprën penale dhe autorin. Më konkretisht, jam i mendimit që persona, të cilët janë duke vuajtur dënimin që nga viti 1994 pavarësisht nga lloji i veprës penale, duhen amnistuar tërësisht. Veprat penale të prodhimit të tregtimit, të kanabisit duhen amnistuar tërësish për shkak të mungesës së barazisë në masën e dënimit, pasi nuk ka kritere te mirë përcaktuara për caktimin e masës së dënimit, sepse për raste të ngjashme ka patur dënime aspak të përafërta. Pasi rezulton se, kultivuesit për të shpëtuar fëmijët e tyre, kane marrë përsipër përgjegjësinë penale për hir të fëmijëve për shkak të problemeve ekonomike, kjo e evidentuar edhe nga prokuroria dhe gjykatat, duhet të amnistohen. Për veprat penale të vjedhjes së energjisë elektrike, fshehjes së të ardhurave nuk duhet të ishin dënuar, pasi vijnë ndesh me kushtetutën dhe nuk mund të dënohesh, sepse nuk ke mundësi të paguash. Dënimet për këto vepra janë dënime me karakter politik, vetëm për të mbajtur financat e shtetit si dhe për të detyruar shtetasit që të paguajnë Edhe nëse nuk kanë, duke i renduar edhe më shumë ekonomikisht. Mendoj që nuk duhen marrë parasysh të gjitha dënimet që kanë si kohë të mbetur 1 vit burgim, por nuk duhen përjashtuar. P.sh Kategoritë që duhen përjashtuar nga amnistia, të gjithë ata që kanë cenuar marrëdhëniet e pronësisë në çfarëdolloj forme, duke filluar nga falsifikimet, mashtrimet, shpërdorimi i detyrës. Të gjithë personat e dënuar, që janë dënuar me cilësinë e personit publik për korrupsion dhe vepra lidhura me to nuk duhen amnistuar. Gjithashtu edhe veprat penale të dhunës në familje nuk duhen amnistuar. Duke marre parasysh praktikat amerikane dhe Europiane, do ishte mirë që për veprat penale deri në 5 vite dënim me burgim, të jenë vepra të cilat duhet të aplikohej dënimi me gjobë për faktin se në Shqipëri shumë të dënuar nuk u bën përshtypje dënimi me burgim. Nga praktikat tona si avokatë që personi që duhet dënuar ka më problem pagimin e gjobës sesa burgimin. Kjo do të sillte një edukim të veçantë, por njëkohësisht në vend që shteti të shpenzoje 600-800 euro për të burgosur, shteti do fitonte në këtë drejtim.
Sigal