Sejko: Ulëm normën e interesit. Vjedhja në BSH nga neglizhenca

708
TIRANE – Kreu i Bankës së Shqipërisë Genti Sejko ka raportuar në Komisionin parlamentar të Ekonomisë për veprimtarinë e bankës gjatë vitit të kaluar. Guvernatori Sejko fillimisht nënvizoi se niveli i inflacionit ka qenë shqetësues, madje edhe gjatë këtyre muajve është venë re kjo tendencë. Ndërsa gjatë këtij viti parashikimi është për një kufi në nivelin e 2,2 %. Guvernatori theksoi mes të tjerash se ulja e normës bazë të interesit gjithashtu ka sjellë efekte pozitive për biznesin dhe qytetarët. 
“Ne kemi ndjekur sikurse e kemi deklaruar, një politikë monetare lehtësuese nëpërmjet uljes së vazhdueshme të normës së interesit dhe kjo politikë monetare ka dhënë rezultatet e saj në rritjen e kredisë në lekë. Kemi vënë re që kredia në lekë është rritur konsiderueshëm pra ka arritur një raport deri në nivelin 40 % në raport me 60 % në kredinë në valutë dhe ritmet e rritjes së kredisë në lekë kanë vazhduar dhe janë në trend rritës kundrejt kredisë në valutë, e cila ka ardhur në rënie. Ky konsiderohet një element pozitiv. Inflacioni si fakt ka qenë shumë shqetësues në muajin dhjetor të vitit të kaluar që ishte në nivelin 0.9% dhe në këto dy tre muaj të parë të këtij viti kemi vënë re një rritje të inflacionit. Targeti për inflacionin në vitin 2015 është në nivelin 2.2 mesatarja dhe praktikisht neve në tremujorin e parë kemi vënë re që inflacioni ka pasur një rritje pra ka qenë edhe 2.4 në një muaj. Është për tu konfirmuar tendenca e rritjes së inflacionit gjatë këtyre muajve”, u shpreh Sejko.
Për situatën e biznesit, Sejko tha se duhen reforma të duhura, për të përmirësuar klimën e biznesit, për të thithur investimet e huaja. 
“Ne gjykojmë që në këtë platformë në rast se reformat strukturore të ndërmarra nga ana qeverisë do të bëheshin drejtimin e duhur do të kishte një përmirësim të klimës së biznesit dhe kryesisht në drejtim të investimeve të huaja. Në rast se ne do të arrijmë të thithim investime të huaja të rrisim nivelin e thithjes së investimeve te huaja atëherë ky do të kishte një impakt jashtëzakonisht në ekonominë shqiptare e cila pastaj do të korrelohej dhe të ishte e koordinuar dhe nën ndikimin e sistemit financiar ”, tha guvernatori i BSH-së.
Në lidhje me ngjarjen e vjedhjes në thesarin e Bankës vitin e kaluar, Sejko tha se ngjarja ndodhi si pasojë e uljes së vigjilencës dhe neglizhencës së strukturave.
Mbledhja e kesaj te hene e Komisionit te Ekonomise u drejtua nga nenkryetari Ridvan Bode, ne mungese te deputetit socialist Erjon Brace. 
Sigal