Robert Maliqi/ Kriza greke, emigrantët shqiptarë dhe ndikimi i saj në Shqipëri

217
Fillimi i revoltave në Greqi në 2008-2009-ën fillimisht u panë si një vazhdim i revoltës së nxënësve dhe studentëve grekë pas vrasjes së adoleshentit Aleksander Gigoropulos. Por revoltat nuk u ndërprenë, përkundrazi ato u shtuan duke u përfshire në to student dhe qytetar të thjeshtë. Në këto kushte shtrohen pyetjet. Cilat ishin faktorët që provokuan revoltat dhe përse nuk u ndje efekti domino në Shqipëri apo në ndonjë shtet ne kufij apo në marrëdhënie të ngushta me shtetin grek! A mundet të ketë pasoja edhe për Shqipërinë kjo krizë?! Përgjigja e këtyre pyetjeve nuk është e thjeshtë. Revoltat në Greqi erdhën si rezultat i pasojave të një krize te brendshme me probleme te akumuluara ne fushën sociale, politike dhe më së shumti ekonomike sidomos e 5-vite më parë kur ajo arriti në pika më të këqia me një rënie 25% në GDP e vendit. Po në këtë kohë shkalla e papunësisë se të rinjve kapte shifrat 50%.

Roli i emigrantëve shqiptarë në ekonominë greke

Pas viteve 1990 kur kufijtë e Shqipërisë u hapen pjesa dërmuese e refugjatëve u përqendrua ne Greqi. Sot ne këtë vend sipas burimeve te ndryshme punoje me dokumente apo si klandestin rreth një milion shqiptare. Fillimisht kjo dyndje u interpretua ne mënyrë te njëanshme, vetëm si një ndihme e madhe që Greqia po i jepte Shqipërisë dhe si një sakrificë për popullin dhe qeverinë Greke. Në fakt ky ishte një interpretim i njëanshëm sepse përfitimet që pati ekonomia greke ishin më te mëdha nga ato qe pati Shqipëria, por kjo anë e medaljes nuk doli i vlerësuar asnjëherë nga ana e qeverise Greke. Ashtu si dje edhe sot shihet vetëm kahu dhe interpretimi i tyre i njëanshëm. Në fakt siç e theksova, medalja ka dy anë dhe shuam mirë të balancuara, për të mos thënë se peshorja anon nga kahu shqiptar.
Çfarë ndodhi me ekonominë greke pas emigracionit shqiptar të viteve 1990?
– Ekonomia greke u furnizua me fuqi të re të krahut të punës, pasi ajo e vendit ishte në rënie dhe e plakur.
-U ul kostoja e fuqisë punëtore nga krahu i lirë i punës së shqiptarëve.
-U rigjallërua bujqësia greke pasi një pjesë e madhe e fuqisë punëtore u përqendrua ne këto sektor. Aktualisht, sot rreth 40% te fuqisë punëtore në bujqësi e zënë shqiptarët.
-U rigjallërua puna ne fushën e ndërtimeve. U rindërtuan me qindra mije objekte aq sa shqiptarët arritën nga punonjës të thjeshtë të bëhen edhe sipërmarrës.
-U shiten mallrat stoqe të magazinave, veçanërisht ato të veshjeve, konfeksioneve të ndryshme dhe elektro- shtëpiaket.
-U rrit paraja greke në qarkullim si rezultat i rritjes se kërkesës agregate prej shqiptarëve. U rrit dalja e dhrahmisë jashtë Greqisë gjë që e bëri atë në raport me Shqipërinë para botërore.
-U rigjallërua sektori bankar në Shqipëri dhe ne Greqi. Qarkullimi u shumëfishua.
-U rritën eksportet greke ndaj Shqipërisë. Kjo dukuri e gjallëroi ekonominë greke,etj.
–Deri në vitin 2007, dërgesat e emigrantëve nga Greqia ishin 450 milion $ në vit, sot 14 milionë

Këto arsye

Këto arsye e te tjera çuan në stabilitetin e treguesve makroekonomik të ekonomisë greke, si të inflacionit, të prodhimit të Brendshëm dhe të normës së papunësisë. Norma e papunësisë nuk u rrit sepse ekonomia greke në atë periudhe kishte nevoje PR fuqi punëtore. Forca shqiptare u thith ne mënyrë te menjëhershme pa ndikuar në rritjen e normës se papunësisë. Kjo gjë vazhdoi deri pas viteve 2000 e veçanërisht pas 2003 kur filloi ngritja ekonomike shqiptare. Pas krizës shqiptare të 1997 ndryshuan problemet. Greqia tashmë ishte futur në zonën e euros. Përfshirja në zonën e euros ishte e parakohshme dhe me sforco. Nëse Greqia ne këtë kohë nuk do te ishte përfshirë në zonën e euros nuk do të kishte këto probleme, ose do ti kishte pasur me të zbutura dhe pa shume sforco dhe sakrifica sepse dhrahmia do të lozte rolin e amortizuesit. Ashtu si edhe Suedia do ti thoshte jo euros. Kriza greke fillimet e saj i shfaqi në vitet, 2006-2007 pavarësisht se shpërtheu në 2008. Ato u paraqitën në fushën politike, në përplasjet midis Karamalisit dhe Papandreut. Masat e mara nga ana e qeverive në atë kohë nuk ishin shumë efektive në fushën e sigurimeve shoqërore, në fushën e pensioneve dhe të taksa- tatimeve. Në fushën e arsimit u çuan në protestë studentë e qytetarë kundër arsimit privat. Pati protesta nga sektori i bujqësisë veçanërishtë për subvencionet e fermerëve grek dhe për çmimet e prodhimeve bujqësore. Krahas këtyre problemeve të ngritura herë pas here në shtyp dhe në parlamentin grek, u dukën qartë shenjat e një korrupsioni të lidhur me segmente të caktuara të qeverisë dhe vetë qeveritarët ku ishin të implikuar edhe shumë ministra. Plasi skandali me toka mes kishës ku ishte të implikuar dhe qeveritarët e Karamalisit. Në tërësi në sy të konsumatorëve qeveria ishte e pa aftë të sillte bollëkun evropian duke u stacionuar përgjithësisht te paga e 600 eurove. Rinia greke u zhgënjye sepse priste që ekonomia individuale prindërore të qëndronte e njëjtë në raport me ekonominë e bashkëmoshatarëve të tjerë europian. Por pas vitit 2005 iku shkëlqimi i viteve 1990-2000. Ekonomia greke nuk është si ekonomia shqiptare. Greqia ka shume pak pasuri nëntokësore, ajo është e përqendruar kryesisht në turizëm, tregti civile detare ku kap vendin e 4 në botë për tonazh dhe në bujqësi. Rinia greke e pas viteve 1990, nuk mund të pranonte denigrimin e pagës dhe punë të rëndomta. Pra në krizën greke janë të mpleksura interesat e rinisë, korrupsionit galopant, të intelektualëve që kërkojnë nivele evropiane mirëqenie, të pensionistëve e të fermerëve që nuk duan tu ulen pensionet, por në këto momente edhe ato të emigrantëve që tashme janë pjesë e zhvillimeve politike, ekonomike e shoqërore në Greqi.

A do të ndihet kriza greke në Shqipëri ?

Ditët e fundit kanë folur pothuajse të gjithë ministrat e Financës, ish ministra, analistë të ndryshëm të ekonomisë dhe të politikës, guvernator, bankierë e shumë të tjerë. Ekonomia shqiptare nuk është më shumë e varur nga ekonomia greke ashtu siç ka qenë deri nga viti 2000. Lidhje me efekt domino midis dy vendeve tona nuk ka në asnjë fushë. Ekonomia shqiptare nuk mund të luajë më rolin e saj të viteve të para si një shtojcë e thjeshtë e tregut grek. Sot është e vështirë të këshillosh fqinjët tanë si të votojnë më 5 korrik, sidomos për një kohë kaq të shpejtë. Por nj gjë duket qartë, shoqëria greke është përballë një alternative jetësore, të vënë përpara një zgjidhje: që, sido të votojnë do të kenë shumë vështirësi e do të duhen edhe shumë kohë që ta kapërcejnë këtë krizë. Shpresojmë që një popull si Greqia ku ka lindur demokracia do të dijë të dali nga kjo krizë me një kosto sa më të lehtë se deri më tani në aspektin e vuajtjeve njerëzore. Deri tashmë kriza dhe pasojat kanë qenë me nj kosto jashtëzakonisht të lartë. Por a kanë ndikuar negativisht masat shtrënguese të vendosura nga treshja (Komisioni Europian, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. A mundet realisht Greqia që edhe sikur ti pranoj këto masa të tjera shtrënguese të realizoj një suficit buxhetor primar prej 3.5% të PBB-se deri në vitin 2018 duke përjashtuar pagesat e interesave? Në këtë këndvështrim më duket se edhe trojka nuk po loz pastër dhe në këto momente më shumë duket një lojë politike sesa një lojë korrekte ekonomike.