QKR do të kalojë një pjesë të shërbimeve të regjistrimit tërësisht online

769
Qendra Kombëtare e Regjistrimit bën të ditur se do të kalojë një pjesë të shërbimeve të saj të regjistrimit tërësisht online. Sipas QKR-së, ky shërbim do të mundësohet nëpërmjet portalit qeveritar e-albania në adresën www.e-albania.al. Këto shërbime që do të ofrohen vetëm nëpërmjet sportelit elektronik, do të jenë të vlefshme vetëm për subjektet persona fizikë dhe juridikë me pronësi 100% shqiptare. Shërbimet që do të ofrohen janë:
Regjistrimi fillestar, ku përfshihen shoqëri me përgjegjësi të kufizuar (sh.p.k.); shoqëri aksionere (sh.a.); shoqëri komandite; shoqëri kolektive dhe shoqëri të thjeshta. Regjistrime të tjera të detyrueshme, sipas nenit 43, pikat 2 dhe 3/b/d/dh/e, te Ligjit Nr.9723/2007 “Për QKR” i ndryshuar, për personat juridikë të përmendur më sipër. Regjistrime vullnetare, sipas Nenit 44 të Ligjit Nr.9723/2007 “Për QKR” i ndryshuar, për personat juridikë të përmendur më sipër. Regjistrimi i pasqyrave financiare/raporteve të auditit dhe veprimtarisë.
Sigal