Panariti në Gjermani kërkon mbështetje për bujqësinë: Shqetësim, bllokimi i produkteve

113
Ministri i Bujqësisë dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti ndodhet për një vizitë zyrtare në Gjermani ku është takuar me homologun e tij gjerman dhe me zyrtarë të tjerë të BE-së. Panariti ka ngritur disa shqetësime si dhe ka kërkuar ndërhyrjen e BE-së për zgjidhjen e tyre.

Kështu Ministri Panariti është takuar edhe me Komisionerin Europian të Bujqësisë duke kërkuar mbështetje për Shqipërinë në këtë sektor. Gjithashtu ai tha se në vitin 2015 eksportet bujqësore u rritën me 40% por evidentoi si problem bllokimin e produkteve bujqësore nga fqinjët. Për këtë çështje ai kërkoi ndihmën e BE-së. Panariti ndodhet në Gjermani në Forumin Botëror të Bujqësisë. Nga ana tjetër ministri gjerman njofton vizitën e tij të afërt në Shqipëri.