Paketa fiskale, buxheti përfiton 1.4 miliardë lekë shtesë, vitin e ardhshëm

671
Nga 1 janari i vitit të ardhshëm do të hyjnë në fuqi ndryshimet që qeveria ka bërë në taksa dhe tatime. Paketa fiskale parashikon disa ndryshime, përfshi këtu taksat vendore. Në finale, buxheti do të përfitojë 1,4 miliardë lekë më shumë. 1.44 miliardë lekë do të përfitojë më shumë buxheti i shtetit vitin e ardhshëm nga ndryshimet në taksa dhe tatime. Qeveria ka parashikuar disa ndryshime në paketën fiskale 2016 që do të hyjë në fuqi nga 1 janari. Kështu, është rritur akciza e birrës vendase nga 360 lekë në 400 lekë dhe është ulur ajo e importit nga 710 lekë në 600 lekë. Përsa i përket akcizës së cigareve, ajo nuk ndryshon vitin e ardhshëm. Ministria e Financave ka parashikuar rritjen e taksës së primit për kompanitë e sigurimit nga 3 % që është aktualisht në 10%, cka pritet të shoqërohet me rritje të siguracioneve për automjetet.

Gjithashtu, do të taksohen më shumë makinat deri në 4+1 me mbi 3 mijë kubikë, që konsidreiohen nga qeveria si makina luksoze. Për to do të paguhet taksë regjistrimi 70 mijë lekë dhe një taksë e përvitshme 21 mijë lekë. Nga këto dy taksa shtesë buxheti do të sigurojë 400 milionë lekë. Ministria e Financave ka vendosur që vitin e adhshëm aplikimi i rentës minerare për mineralet jometalike të bëhet në bazë të sasisë e jo vlerës. Në paketën fiskale 2016 është bërë ndryshim në taksat e pushtetit vendor, ku përcaktohet që niveli i taksës së fjetjes në hotel të bëhet fikse 140 lekë dhe jo të jetë në përqindje si aktualisht, me qëllim shmangien e nën deklarimeve nga ana e biznesit. 

Gjithashtu, qeveria ka vendosur të ndryshojë taksat që paguhen për banesat dhe shitblerjen e pronës. Duke i ndarë bashkitë në 4 kategori, është përcaktuar që taksat mbi truallin të jenë 5600 lek/ ha, 4200 lek, 2800 lekë dhe 1400 lekë/ha. Gjithashtu, vitin e ardhshëm të hiqet tatimi i thjeshtuar mbi fitimin për zejtarët, taksat për bizneset e vogla dhe do te ulet në 5% tatimit të thjehstuar mbi fitimin për bizneset me xhiro nga 5 deri në 8 milionë lekë në vit. Një tjetër ndryshim që i bëhet paketës fiskale është rritja e bazës së kontributeve për profesionet e lira. Këta të fundit nga 1 janari do të paguajën sigurie shoqëore në bazë të pagës maksimale në shkallë vendi dhe jo si të vetëpunësuarit e tjerë.
Sigal