Aksioni për shkatërrimin e bandave kriminale në Shkodër, policia jep sot detajet

770
Sigal

Kur e gjithë vëmendja e Policisë së Shtetit është përqendruar në Shkodër, për goditjen e bandave kriminale, detaje rreth operacionit në fjalë pritet të zbulohen nga vet blutë.

Përmes një reagimi në ‘Facebook’ policia njofton se në orën 10:15 minuta do të mbahet një konferencë për shtyp pas aksionit të djeshëm që u finalizua me arrestimin e 4 personave, ndërsa u sekuestruan 5 makina të blindura, të cilët u përkasin familjeve Lici dhe Bajraj.

“Sot ne orën 10:15 minuta, nga Policia e Shkodres, per rezultatet e operacionit te zhvilluar oret e fundit per goditjen e elementeve me rrezikshmeri shoqerore. Konferenca do te jete live ne faqen e fb te Policise se Shtetit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.