Paketa fiskale 2016, do të ulet në 10% TVSH për turizmin

688
Vitin e ardhshëm TVSH për turizmin do të ulet nga 20% që është aktualisht në 10%. Është ky një ndër ndryshimet në paketën fiskale 2016. Mësohet gjithashtu se do të hieqt taksa e plastikës 100 lekë/kg për të ndihmuar prodhuesit vendas dhe industrinë ricikluese, si dhe do të ndërmerren lehtësi për biznesin e vogël dhe prodhuesit. Ministria e Financave ende nuk ka gati një draft përfundimtar për taksat dhe tatimet që do të zbatohen vitin e ardhshëm. Por për disa ndryshime duket se është rënë dakord. Pasi ka mbledhur në dy muajt e fundit kërkesat e biznesit, që në shumatore kanë të përbashkët uljen e taksave, vetëm pak prej tyre mësohen se do të merren parasysh. Burime nga Ministria e Financave bëjnë të ditur se do të ulet TVSH-ja për turizmin, nga 20% që ëhstë aktualisht në 10%. Një premtim ky publik i mazhorancës qeverisëse, por i konsideruar i vështirë për t’u realizuar nga pikëpmaja teknike nga kryefinancieri Cani. Duke ulur TVSH-në për turzimin, qeveria can sistemin 20% të kësaj takes, duke i hapur rrugë përjashtimeve edhe për sektorë të tjerë. Një tjetër lehtësi për të cilën duket se financat kanë dhënë mratimin e tyre është heqja e takses së plastikes 100 leke /kg, në ndihmë të prodhuesve vendas dhe industrisë së riciklimit.
Sigal