Miratohet projektligji për rrugën e Arbrit, Beqiri: Zhvillim gjithë zonës

122
TIRANE – Është miratuar në Komisionin e Ligjeve projektligji pqe rrugën e Arbrit. Gjatë mbledhjes, në fjalën e saj zëvendësministrja e financave Irena Beqiri bëri të ditur disa nga detajet që përmban ky projektligj.
Sipas Beqirit, rruga e Arbrit në 3 vitet e para të saj do t’i jepet investitorëve kinezë. Beqiri ka shtuar se i vetmi ndikim i qeverisë shqiptare është vendosja e fondit të garancisë pas tre viteve. Zëvendësministrja e Financave u shpreh se kjo rrugë pritet t’i japë një zhvillim të madh zonës nëpër të cilën kalon.
“Në tre vitet e para për rrugën, u është dhënë në administrim investitorëve kinezë. I vetmi ndikim nga qeveria shqiptare është se do të vendosë fond garancie mbas tre vjetëve. Rrruga e Arbrit do i japë zhvillim zonës së Shqipërisë. Kemi një procedurë të drëjtepërdrejtë.” tha Beqiri
Edhe deputeti i Partisë Socialiste Ulsi Manja vlerësoi projektligjin, si dhe kompaninë kineze e cila do ta ndërtojë.
“Kompania kineze është ndër më të mëdhatë. Ju ftoj ta votojmë, hyrja në fuqi të bëhet menjëherë.” tha Manja