PE miraton me duartrokitje dhe 51 vota pro draft-rezolutën për Shqipërinë

428
BRUKSEL – Komiteti për Punët e Jashtme në Parlamentin Evropian miratoi mëngjesin e kësaj të hënë draft-rezolutën e komisionerit për vendin tonë Knut Fleckenstein, me 51 vota pro, 3 kundër dhe 4 abstenime.
Shqipëria, angazhimi politik është çelësi për rrugën drejt BE
Komisioni i Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian nënvizon për nevojën për dialog gjithëpërfshirës, konstruktiv dhe të qëndrueshëm të reformave, si dhe bashkëpunim më të madh mes forcave politike në Shqipëri. Në vlerësimin e tyre mbi progresin e bërë gjatë 2014-tës, ata ritheksojnë mbështetjen e vazhdueshme mbi procesin e integrimit në BE, por theksojnë se vendi ka nevojë të ecë përpara, ndër të tjera, me procedurat e tyre demokratike, për të luftuar terrorizmin dhe për të vendosur një administratë publike profesionale dhe të depolitizuar.
Shqipëria duhet të vendosë një udhëzues solid mbi reformat e lidhura me BE-në
Eurodeputetët përgëzuan Shqipërinë për marrjen e statusit kandidat dhe e shohin këtë si një hap inkurajues për rritjen e përpjekjeve në reformat e mëtejshme. Megjithatë ata paralajmëruan se polarizimi i vazhdueshëm politik mund të rrezikojë përpjekjet e mëtejshëm të integrimit në Bashkimin Evropian dhe u bën thirrje të dy palëve, koalicionit qeverisës dhe atij opozitar të bashkëpunojnë në mënyrë të përgjegjshme dhe konstruktive.
Komiteti vëren se ka prirje pozitive në luftën kundër trafikimit dhe prodhimit të lëndëve narkotike, por ende e sheh luftën kundër krimit të organizuar si një sfidë të madhe. Shqipëria duhet të bëjë më tepër mbi sigurimin e pavarësisë, efikasitetit dhe përgjegjësinë e gjyqësorit, si dhe për të siguruar pavarësinë e transmetuesit publik.
Eurodeputetët përgëzojnë Shqipërinë mbi klimën e tolerancës fetare, qëndrimin e saj konstruktiv dhe pro-aktiv në rajon si dhe bashkëpunimin bilaterial, sidomos përballë Serbisë e në drejtimin e saj të plotë me qëndrimet e politikës së jashtme të BE-së.
Dokumenti final pritet të miratohet në seancën plenare të radhës në Strasburg që do të zhvillohet në datat 27-30 prill.
Diskutimi ne Komitetin e Jashtem gjate se henes
Në seancën e ditës së djeshme gjatë prezantimit të draft-rezolutës së Fleckentein u theksua se konfliktet politike në Shqipëri ishin pengesa kryesore për zhvillimin e vendit dhe rrezikonin integrimin e Shqipërisë në BE. Po ashtu, në dokument thuhet se vendi ynë duhet të realizojë reformën në gjyqësor dhe të luftojë pa kompromis krimin e organizuar dhe korrupsionin.
Sipas eurodeputetëve polarizimi politik rrezikon integrimin e Shqipërisë. “Hapja e negociatave të anëtarësimit do të ishte një nxitje dhe do të zhvillonte më tej reformat, duke ofruar një perspektivë të besueshme dhe të prekshme të BE-së. Suksesi i agjendës së reformave varet fuqishëm nga ekzistenca e një mjedisi politik demokratik ku mazhoranca dhe opozita duhet që të ushtrojnë plotësisht përgjegjësitë e tyre politike dhe të jenë në gjendje për të pranuar kompromise, çfarë do të rriste besimin e qytetarëve tek institucionet publike”, theksohet në projekt rezolutën e Knut Fleckenstein. Sundimi i ligjit dhe reforma e gjyqësorit mbeten të rëndësishme, vijon dokumenti. 
Projekt rezoluta shpreh keqardhjen për mangësi të vazhdueshme në funksionimin e sistemit gjyqësor, të tilla si politizimi, llogaridhënia e kufizuar dhe niveli i lartë i korrupsionit. Lufta kundër krimit të organizuar mbetet një sfidë e madhe theksohet më tej, ndërsa vlerësohen masat e marra të sigurisë për trajtimin e fenomenit të luftëtarëve të huaj, kundër terrorizmit e radikalizimit. 
Gjithashtu duke iu referuar marrëveshjes poltike të 24 dhjetorit, Felckenstain, bën thirrje për zbatimin e saj në mënyrë të dhur e konstruktive, kryesisht në adresimin e çështjeve të njerëzve me të dhënat kriminale që konkurojnë për poste publike.
Projekt rezoluta përshëndet rolin ndikues të Shqipërisë në rajon, veçanërisht për Kosovën e Maqedoninë, por Tirana “ftohet të marrë pjesë në mënyrë aktive për të zbatuar strategjinë adriatiko-joniane të BE-së. PDF/192 amendamentet për Shqipërinë
Debatet në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian
Fleckestain: Hapja e negociatave, sfidë që shqiptarët mund ta kalojnë
Kemi patur 192 amandamente në fillim dhe kujtoj dhe takimin e stabilizimit shqipëri be ku kemi përmbledhur 16 amendamente ku pjesa më e madhe theksohen në reformat në drejtësi kriminalitet. Dhe po vijon puna në mënyrë që të nisin hapjen e negociatave. Falenderoj deputetët se kemi mundur të nxjerrim disa amendamente të rëndësishme që nuk i shte e lehtë sidomos për ata që donin ta hiqnin. Suksesi i reformave do të varet nga ndryshimet pozitive. Sepse testi i vërtetë i reformave është ajo se çfarë mendojnë vetë qytetarët. Hapjen e negociatave e shoh si një sfidë që mund të kapërcehet nga shqiptarët
Kukan: Lufta kundër krimit e korrupsionit primare
Mbështes vijën e përgjithshme të raportuesve dhe 16 amandamentet për të cilat kemi rënë dakord. Është e nevojshme për një qasje konstruktive për Shqipërinë. Dua të dërgoj një mesazh: Konfrontimi politik është pengesa kryesore e Shqipërisë për integrimin. Duket sikur shohim të njëjtën çështje. Lufta kundër krimit dhe korrupsionit janë sërish prika kryesore. Shqipëriua kak probleme me Drejtësinë. Reforma administrative dhe Territoriale në Shqipëri janë kontestuar, por shpresoj që ta ndihmojnë vendin. Së fundmi do të doja të theksoja pikën 14 të amendamenteve: Duhet shtuar liria e medias.
David Mcallister: Rama të tërhiqet nga ideja e “Shqipqrisë së Madhe”
Ne e mirëpritëm vizitën e kryeministrit Rama në Beograd vitin e kaluar dhe shpresojmë që këto takime të vazhdojnë. Në atë vizitë kryeministri Rama e bëri të qartë që ai distancohet nga ideja e Shqipërisë së madhe. Por së fundmi ka patur disa komente jo produktive nga Rama, qëndrime prej të cilave ai duhet të distancohet sepse po këtu po flasim për pajtim dhe marrëdhënie të mira fqinjësore. Ndaj do ta vlerësonim shumë që raportuesi Fleckenstein tja bëjë të qartë edhe përmes kësaj rezolutë z.Rama që duhet të distancohet nga këto lloj komentesh.
Fajon: Deklarata e Ramës për “Shqipërinë e Madhe” jo e mirëpritur
Do të doja të ndalesha tek deklaratat e kryeministrit Rama në Kosovë të cilat nuk janë aspak të mira dhe të papranueshme. I referohem këtu bashkimit të shqiptarëve apo Shqipërisë së madhe. Unë do të doja që raportuesi ta përmendë këtë çështje sepse këto deklarata nuk i shërbejnë pajtimit dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore për të cilat flitet në projekt-rezolutë.
Jakoviciç: Opozita u përpoq të bllokonte procesin, duhet bashkepunim
Opozita me qëndrimin e saj duket sikur Shqipëria nuk do progresin evropian. U përpoq të bllokonte negociatat. 
Na duhet të tregojmë se nuk biem dakord me sjelljet e disa prej kolegëve tanë. Duhet të bëjmë gjithçka të mundur që Ballkani të integrohet. Nuk është e pazakontë që palët të kenë qëndrime të ndryshme.
Maragos: Ka një rrezik sa i përket konfrontimit politik
E falenderoj Fleckenstein për raportin. Është një rezolutë mjaft e balancuar, në përputhje me rekomandimet e KE. Dua t’iu informoj për dialogun e nivelit të lartë që u zhvillua në fund të muajit mars, sa i takon përmbushjes së prioriteteve kryesore. Komisioneri Johannes Hahn është shprehur i kënaqur për progresin. Duhet bërë më shumë sa i takon reformës në gjyqësor, zhvillimit ekonomik, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Është esenciale që të avancohet me pavarësinë e administratës publike. E rëndësishme është dialogu politik. Ka një rrezik sa i përket konfrontimit politik, megjithatë komisioneri Hahn ka mirëpritur ngritjen e Këshillit Kombëtar për Integrimitn i cili drejtohet nga opozita. Mazhoranca dhe opozita kanë përgjegjësi të përbashkët për dialogun në Parlament. Duhet të ecet përpara me rezolutën e dhjetorit për dekriminalizmin. Reformat ekonomike nuk duhet të jenë të izoluara. 
Fleckenstein: Qeveria ka marrë masa specifike
Do doja të diskutoja dhe për disa pika. Kam kryer dy vizita në Shqipëri. Edhe unë e Eduard Kukan kemi ndërmjetësuar me partitë. Ne e dimë që lufta kundër krmit të organizuar duhet të forcohet, por ajo që kemi parë nuk ishte një njoftim nga qeveria por masa specifike. Shqipëria ka një rol të rëndësishëm në stabilitetin në rajon, mund të ketë pasur dhe komente jo shumë të drejta në këtë aspect. Do t’i bëja thirrje shqiptarëve që kjo nuk ndihmon, ata duhet të bashkojnë njerëzit dhe të kemi një dialog konstruktiv. Shqipëria është në rrugën e duhur dhe ndaj ka nevojë për mbështetjen 
Sigal