Kinë, ngadalësohet rritja ekonomike në 3-mujorin e fundit

169
Rritja ekonomike e Kinës në tremujorin e fundit ishte më e ulëta në vite të tëra. Ndonëse konsiderohet pak më lart se pritshmëritë, 6.9 përqindëshi i regjistruar gjatë periudhës në fjalë pritet t’i shtojë presionet mbi ligjvënësit vendas që të forcojnë politikat monetare për të frenuar ngadalësimin e ekonomisë. 
Kjo e fundit është goditur fort nga paqëndureshmëria e madhe e tregjeve të aksioneve gjatë muajve të verës, si dhe të dhënat e dobëta ekonomike që kanë mbjellë shqetësim në tregjet anembanë botës.
Po gjatë muajit të kaluar, importet pësuan një rënie të ndjeshme, ndërsa inflacioni u lehtësua më shumë nga sa pritej, duke rritur frikën për një ngadalësim më të shpejtë të asaj që konsiderohet ekonomia e dytë më e madhe e botës. Nga ana e saj, qeveria kineze është përpjekur të ndryshojë kah, nga një ekonomi e udhëhequr nga eksportet në një ekonomi konsumi dhe të kryesuar nga shërbimet.