AMF: Byroja e sigurimit të pasqyrojë detyrimin 946 mln lekë

205

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka kërkuar nga Byroja Shqiptare e Sigurimit që të pasqyrojë drejt vlerën e Fondit të Kompensimit për vitin 2019 e cila rezulton në nivelin 946 milionë lekë. Sipas një vendimi të AMF nënvizohet se nga raportimet periodike deri në periudhën janar-tetor 2019, detyrimi i Fondit të Kompensimit nuk pasqyrohet saktë.“Sipas detyrimit të mbetur më 31.12.2018, si dhe fondit të miratuar për vitin 2019, detyrimi për Fond Kompensimi për vitin 2019, është në vlerën 946,495,929 lekë. Problematikë aktuale vazhdon të jetë mospranimi nga anëtaret e BSHS-së të detyrimit të Fondit të Kompensimit të vitit 2019, të miratuar me vendimin e Bordit nr. 260, datë 28.12.2018. Autoriteti me shkresat nr. 3359-3366 prot, datë 24.10.2019, i ka bërë me dije shoqërive të sigurimit për nivelin e pagesave, duke kërkuar nga ana e tyre pagesat me ritme për përmbushjen e detyrimit të Fondit të Kompensimit për vitin 2019, sipas vendimeve të Autoritetit “thuhet në parashtrimin që bën AMF në vendimin e saj.I njëjti nënvizon se referuar pagesave të bëra deri në 31.08.2019 në vlerën prej 184,138,184 lekë, si dhe detyrimet për Fond Kompensimi sipas Vendimit të Bordit nr. 260, datë 28.12.2018, nevoja për fond është në vlerën 85,559,788 lekë.Lidhur me situatën e përgjithshme vendimi i AMF përmblidhet në tetë pika ku së pari Byroja Shqiptare e Sigurimit të pasqyrojë saktë detyrimin e Fondit të Kompensimit, për vitin 2019, në vlerën totale 946,495,929 lekë. Së dyti Byroja të hartojë formularët e raportimit periodik, për periudhën në vazhdim, në zbatim të Rregullores nr. 2, datë 28.01.2010, duke pasqyruar saktë detyrimin e Fondit të Kompensimit siç pasqyrohet në pikën 1 më sipër.Së treti shoqëritë e sigurimit, anëtare të BSHS-së të përfundojnë pagesat e praktikave të miratuara të papaguara të konstatuara nga inspektimi në vend.Së katërti bazuar në nenin 31, të Ligjit nr. 9572, datë 03.07.2006 “Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”, i ndryshuar, të sanksionohen me gjobë në masën 50,000 lekë, personat përgjegjës të anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme të BSHS-së, lidhur me mospërputhjen e të dhënave të praktikave të Fondit të Kompensimit vënë në dispozicion nga ana e shoqërive me të dhënat e raportuara në sistemin Elektronik të Administrimit të Dëmeve, miratuar me vendimin e APA të BSHS-së nr. 3, datë 11.01.2019.Së pesti shoqëritë e sigurimit të vijojnë me pagesat e Fondit të Kompensimit, duke përmbushur detyrimin e këtij fondi sipas vendimeve të Bordit.Së gjashti Byroja Shqiptare e Sigurimit dhe shoqëritë e sigurimit brenda vitit 2019, të bëjnë sistemimin e praktikave të paguara (të përfunduara), duke i plotësuar me dokumentacionin përkatës si dhe duke i pasqyruar këto në përllogaritjen e detyrimit të saktë të Fondit të Kompensimit.Pika e tjera në vendim lidhen me përgjegjësinë e zbatimit dhe monitorimit.