Gjiknuri: Shqipëria, vend me potenciale të konsiderueshme për investitorët norvegjezë

736
Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, priti në takim një delegacion të kryesuar nga ambasadori i Norvegjisë, Jan Braathu, në përbërje të të cilit ishin përfaqësues nga grupi INTPOË, një organizatë norvegjeze e themeluar për të promovuar bashkëpunimin ndërmjet bizneseve norvegjeze dhe aktorëve shtetërore e private të vendeve të tjera. INTPOË është strukturë e cila bashkon në një front mekanizmat qeveritare norvegjeze dhe bizneset në energjitikë hidro-elektrike dhe atë të rinovueshme.
Ministri Gjiknuri falendëroi Shoqatën e Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA) dhe ambasadorin norvegjez për mundësimin e takimit me grupin INTPOË, përmes të cilit qeveria shqiptare paraqet potencialet që ofron vendi për investimet e huaja. Gjatë takimit, ministri Gjiknuri vlerësoi faktin se në Shqipëri ka një prezencë të investimeve norvegjeze në energjitike. Ai e cilësoi shembull të suksesshëm sipërmarrjen e kompanisë Statkraft me projektin e Kaskadës së Devollit.
Gjiknuri njohu delegacionin norvegjez me hapat e marra nga qeveria në dy vitet e fundit për të rimëkëmbur sektorin energjitik në Shqipëri, përmirësimin e treguesve financiar, reduktimin e humbjeve dhe rritjen e arkëtimeve. “Janë ndërmarrë një sërë reformash të cilat kanë dhënë efekt për reduktimin e humbjeve dhe rritjen e arkëtimeve. Ka patur progres edhe sa i takon treguesve financiar të sistemit energjitik. Jemi duke u përqëndruar tek zbatimi i paketës së tretë rregullatore dhe liberalizimi i tregut të energjisë”, u shpreh ministri Gjiknuri. 
Ai u ndal tek potencialet që ofron vendi për shtimin e gjenerimeve të reja në energji. Në këtë linjë, ministri theksoi se qeveria është e angazhuar në rritjen e bashkëpunimit me vendet fqinje drejt një tregu të përbashkët. Ai tha se po ndërtohet linja e interkonjeksionit me Kosovën dhe pas saj do të fillojë punën ndërtimi i një linje me Maqedoninë. Duke ftuar sipërmarrësit norvegjezë ta shohin Shqipërinë si një vend me potenciale të konsiderueshme, ministri Gjiknuri u ndal edhe tek diversifikimi i burimeve energjitike dhe përspektiva për krijimin e një tregu gazi në vend. 
Sigal