FMN përmbyll vizitën në Tiranë: Duhet përmirësuar klima e biznesit

701
Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar i kryesuar nga Anita Tuladhar përfundon sot vizitën 2-javore në vendin tonë, vizitë e cila lidhej me rishikimin e shtatë të Programit. Vizita e misionit të FMN-së u përmbyll me një konferencë të përbashkët për shtyp të Tuladhar, ministrit të Financave, Arben Ahmetaj dhe Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ku u paraqiten konkluzionet e arritura në kuadër të rishikimit të shtatë të Programit. Tuladhar në fjalën e saj vlerësoi se është bërë një proges i mirë për të përmbushur kriteret e programit, ndërsa shtoi se do vijojë rimëkëmbja e ekonomisë. “Proges i mirë për treguesit e programit, janë përmbushur kriteret sasiore të këtij programi.
Sa i takon parashikomit ekonomik pritet të vijojë ritmi i mirë i rimëkëmbjes 3,4% parashikohet rritja ekonomike e mbështetur nga investimet në energjetikë dhe investimet e huaja në këtë sektor por edhe nga rritja e kërkesës së brendshme. Po sipas saj, ndikim negativ mund të ketë vetëm ulja e çmimit të naftës. Sa i takon politikës fiskale, pritet që buxheti të ketë qëllim arritjen e një suficiti primar dhe të ketë konsolidim fiskale”, tha ajo. “Performanca e buxhetit është në përputhje me pritshmëritë tona, mund të këtë risk që vjen nga rënia e çmimit të naftës, diskutuam për ndonjë masë të mundshme që mund të merret nëse bien të ardhurat në buxhet. Sa i takon politikës monetare e mirëpresin qëndrimin e ndjekur të politikave akomoduese, diskutime nëse ka vend për rregullim. Sa i takon sistemit bankar ai vijon të jetë i qëndrueshëm, stabel dhe likuid, kërkohet të vazhdohet me rimëkëmbjen e kreditimit të ekonomisë. Ka pasur rënie të kredive të këqija. Më tej përfaqësuesja e FMN-së këshilloi të përmirësohet klima e biznesit.
Sigal