Fierza – 286.4 metra, KESh mbulon për të 9-tin muaj rresht konsumin e plotë në vend

763
Sigal

Situata e favorshme hidrike e këtij viti ka bërë që Kaskada e Drinit të ketë nivele më të larta se mesatarja historike në liqenet e Hec-ve. Të dhënat zyrtare të KESh të kësaj të marte tregojnë se liqeni i Fierzës është në kuotën 286.4m (apo rreth 7m më lart se niveli mesatar i shfrytëzimit shumëvjeçar për muajin Gusht) dhe prurjet rezultojnë rreth 70 m3/sek (ndërkohë që prurjet mesatare shumëvjeçare për muajin Gusht rezultojnë 46 m3/sek). Njëlloj si për 7 muajt e parë të vitit 2018, edhe gjatë muajit Gusht 2018, KESH po prodhon për të mbuluar plotësisht nevojat e vendit për energji (nevojat e OSHEE për konsumatorët fundorë dhe humbjet në rrjet si dhe nevojat e OST për humbjet në rrjetin e transmetimit dhe shërbimet ndihmëse për sigurinë e sistemit elektro-energjetik). Gjatë Gushtit 2018, KESH do të prodhojë rreth 470,000 MWh apo rreth 80,000 MWh më shumë energji se prodhimi maksimal historik për muajin Gusht. Gjatë muajit Korrik 2018, KESH prodhoi 427,000 MWh energji (ose 79% më shume së prodhimi mesatar shumëvjeçar për muajin Korrik) duke qenë kështu në nivelin e prodhimit maksimal mujor për muajin Korrik. Sipas parashikimit të prurjeve dhe prodhimi si dhe në sajë të mirë menaxhimit niveli i liqenit të Fierzës në fillim të Shtatorit parashikohet të jetë rreth 283m ndërkohë që niveli mesatar shumëvjeçar në fillim të muajit Shtator rezulton rreth 276m, pra rreth 7m më lart. Edhe për muajin Shtator 2018, KESH parashikon të prodhojë për të mbuluar plotësisht, për të nëntin muaj radhazi, nevojat e OSHEE dhe OST-se. Aktualisht, rezerva energjetike e KESH është rreth 986 GËh. Rezerva energjetike aktualisht e grumbulluar nga KESH ne liqenet e kaskadës së Drinit është e mjaftueshme për të garantuar plotësimin e kërkesës së klientëve tarifore për gjithë pjesën e mbetur të vitit.