BB: Shqipëria rritjen më të lartë në Rajon, ndikuan reformat e qeverisë

673
Sigal

TIRANE – Pavarësisht krizës ekonomike botërore, Shqipëria mundi t’i përballojë me sukses të gjitha sfidat e 2014 dhe të shënojë një rritje prej 2.1%. 

Banka Botërore ka prezantuar raportin e rregullt ekonomik për Evropën Juglindore, ku theksohet se Shqipëria ka shënuar rritjen më të lartë në rajon. Sipas raportit të BB për vitin 2015 rritja ekonomike parashikohet të jetë 3 %. 

Por cilat janë faktorët që kanë ndikuar në këtë rritje sipas BB?  Sipas raportit të lexuar nga përfaqësuesja e Bankës Botërore Linda Shijaku, vlerësohet si shumë të rëndësishëm punën e qeverisë në disa reforma. 

“Pavarësisht luhatjeve dhe goditjeve në tremujore të ndryshme, pavarësisht dhe një mjedis i jashtëm jo i sigurt rritja ka ardhur nga konsumi i brendshëm dhe investimet. Rritja ka ardhur si pasojë e likuiditetit dhe pagesat e prapambetura. Kreditimi është rigjallëruar, megjithëse normat kanë qenë të ulëta. Kjo tendencë për rritjen ekonomike vazhdon të jetë më e fortë. Kjo varet dhe nga sjellë e shumë faktorëve”, deklaroi Shijaku .
 
Gjatë 2014, BB vlerëson se ekonomia shqiptare ka pasur një performancë të mirë dhe ekonomia shqiptare e ka kapur një pikë kthyese. 

“Është rritur treguesi i besimit. Pritjet janë dhe për një përmirësim të mëtejshëm. Pjesëmarrja e forcës së punës është rritur, punësimi dhe dëshira për punë ka qenë e përhapur. Përmirësim kanë pasur dhe treguesit për papunësinë, konsolidimi fiskal ka vazhduar. Ka pasur një vonesë të investimeve publike, sidomos në 6 mujorin e pare, megjithatë kjo është rregulluar në 6 mujorin e dytë. Klima e biznesit është përmirësuar ndjeshëm. Siguria energjetike, reforma që ka filluar është shumë e rëndësishme ul barrën fiskale që ka pasur ky sektor. Ky sektor ka qenë një nga gjerat që Shqipëria ka çaluar deri tani. Kthimi në stabilitet financiar është shumë i rëndësishëm”,tha përfaqësuesja e Bankës Botërore

Sipas raportit një tjetër pikë është dhe përmirësimi i qeverisjes si dhe rritja e transparencës, llogaridhënies së institucioneve publike.
 
Ellen Goldstein, drejtore e BB për Europën Juglindore theksoi se mbështet reformnën e nisur nga qeveria për sektorin e energjisë

“Progresi i Shqipërisë do të varet dhe nga progresi në eurozonë. BE do të vazhdojë me projektet ndaj Shqipërisë. Banka Botërore mbështet fort reformën në sektorin e energjisë. Duhet të luftohet korrupsioni në sektorin e energjisë, i mbështesim plotësisht përpjekjet që po bën qeveria. Qeveria duhet të sigurojë një sistem që të funksionijë ashtu si duhet. Duhet të vazhdojë me përpjekje të mëtejshme, si fillim po merren hapa të mira”.