Ahmetaj takon Blair, diskutojnë për reformat dhe zhvillimin ekonomik

671
Sigal

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë, Turizmit dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj zhvilloi të martën në Tiranë, një takim me ish-kryeministrin britanik, Tony Blair.

Lajmi u bë i ditur nga ministri Arben Ahmetaj, në një postim në rrjetin social Twitter.

“Sot pas një takimi të rëndësishëm dhe tejet interesant me Toni Blair për reformat & zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik”, është statusi i postuar nga Ahmetaj.

Tony Blair është këshilltar i qeverisë shqiptare që prej ardhjes në pushtet të së majtës.