KLD i përgjigjet Fatmir Xhafës për ankesat e shortit të KED

77
Këshilli i Lartë i Drejtësisë me një letër zyrtare drejtuar Presidentit Nishani dhe kreut të Kuvendit, Ilir Meta, hedh poshtë pretendimet e kreut socialist të Komisionit për Çështjet Ligjore, Fatmir Xhafaj, lidhur me mënyrën e zgjedhjes së kandidaturave të gjyqtarëve për shortin e anëtarët të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Në letrën e publikuar për mediat, KLD rrëzon pretendimet e Xhafajt, duke sqaruar se zgjedhja eshte bere në përputhje të plotë me ligjin. Sipas KLD lista është hartuar me transparencë të plotë dhe për 128 gjyqtarë janë evidentuar të gjithë të dhënat personale. Sipas KLD mungesa e respektit institucional pengon zbatimin e reformës, ndërsa institucioni udhëhiqet vetëm nga korrektesa, transparenca dhe respektimi i ligjit, ndërsa KLD nuk interpreton por zbaton në mënyre strikte dhe rigoroze Kushtetutën.