Si ndodhi atentati kundër A.Zogut në operën e Vjenës ku po shfaqej premiera “Palaçot”

742
Sigal

Atentatorët u kapën nga gazetashitësi dhe shoferi i mbretit dhe u dënuan me 3 dhe 7 vjet burg

Shkoi për të shikuar një opera, por tek dera i bënë atentat. Kjo ndodhi me Ahmet Zogun, Mbret i Shqiptarëve në vitin 1931. Në fakt, Zogu në atë kohë kishte shkuar për mjekim në Vjenë, por gjatë kësaj periudhe u fut në teatrin e operës vjeneze, për të parë një shfaqje, e cila titullohej “Palaçot”. Por pikërisht, aty, ndodhi atentati që i mori jetën ajudantit të tij, Llesh Topollajt. Sepse atentatorët të hutuar, qëlluan mbi personin që e shoqëronte Zogun. Meqenëse atentati në hotel ishte i pamundur, ata organizuan planin në dalje të operës së Vjenës, ku Ahmet Zogu do të dilte nga shfaqja. Në mbrëmje, në operën vjeneze jepej vepra  “Pagliaçi”. Zogu qëndronte në një lozhë së bashku me ministrin e oborrit Libohova dhe adjutantin e tij Topallaj. Ndërsa dy atentatorët që e kishin planifikuar atentatin në hotel, më në fund kishin vendosur se vendi më i përshtatshëm ishte opera. Ata qëndruan në një kafe, përballë operës dhe pritën. Mesa duket mbreti Zog u mërzit nga opera, dhe vendosi të dalë jashtë, ose të ikë fare.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf