Sevo Tarifa: Gjaku i dëshmorëve, i pavdekshëm në altarin e lirisë

1110
Sigal

Partizanët përballë torturave: Nga unë s’kini për të mësuar gjë, nuk e tradhtoj atdheun!

Ky ishte betimi i partizanëve dhe i simpatizantëve të LANÇ, që arrestoheshin, burgoseshin, kërcënoheshin e pushkatoheshin nga pushtuesit nazifashistë dhe kolaboracionistët e tyre. Atdhetarët e jepnin dhe jetën, ndërsa armiqve asgjë! Trimat përballonin tortura çnjerëzore dhe qëndronin të papërkulur!

Shembujt e heroizmave të dëshmorëve

Dy vëllezërit dëshmorë, Shinasi e Asaf Dishnica, i pari u vra në demonstratë të Tiranës. I dyti vazhdonte studimet e larta në Rumani. Komunist i vjetër. Shkurt deri 23 shtator 1943 Asaf Dishnica arrestohet, internohet në Porto – Romano. Kur “lirohet” shkon partizan. Në dhjetor riarrestohet. I kërkohet deklaratë kundër LANÇ. Asafi u përgjigj trimërisht: “E kam lëshuar një deklaratë që të jem besnik i popullit dhe i atdheut, deklaratë tjetër nuk lëshoj”! Nazistët e ballistët vendosën për të dënim me vdekje. Niko Avrami nga Hotova e Përmetit, sëmuret rëndë dhe me kujdesin e partisë çohet ilegalisht në spitalin e Tiranës për mjekim. Pas përmirësimit doli nga spitali dhe vazhdon aktivitetin në ilegalitet, diktohet nga spiunët, kapet dhe arrestohet. U qëndron guximshëm torturave. As me mashtrim armiqtë s’ia arritën qëllimit. Partizani pranoi pushkatim, jo tradhti ndaj atdheut! Dëshmori Tafil Gjergji nga Berati, bashkë me tre shokë, të veshur ushtarakë si italianë, me grada, ecnin seriozë rrugës në qytet. Drejtohen në “Bankën di Napoli”, kalojnë rojën dhe shkojnë në zyrën e drejtorit, që ishte dhe drejtor i SIM-it të rrethit. E vrasin në vend! Arma dëgjohet. Ata largohen. Roja alarmohet. Trimat zhduken buzë Osumit. Pas tyre forca të shumta xhandarësh e karabinierësh. Tre ikën larg. Tafili plagoset rëndë. Nuk ecën dot. Zë vend dhe qëllon me revolverin “Bereta”. Vret një nga armiqtë. Të tjerët i afrohen. Mareshalli urdhëron “të kapet gjallë, jo të vritet”. Tafili dëgjon. Lufton, fishkët i mbarojnë. Një fishek e mban të vetëvritet që të mos bjerë në dorë të armikut. Vret veten. Mbytet në gjak. Ishte në frymëmarrjen e fundit. Armiqtë e kapin. Mbledh fuqitë dhe thërret: “Nga unë s’kini për të mësuar gjë. Nuk i tradhtoj shokët”. 20 maj 1943. Dëshmor bashkë me vëllanë, Sami Gjergjin. Partizani i dalluar në luftime Hysen Koxherri nga fshati Gjon i Martaneshit, ishte i përshtatshëm për një shërbim sekret. E dërgoi Baba Faja në kryeqytet, terren i vështirë, qendra kryesore e reaksionit, Tirana e tiranisë. Por Hyseni nuk pyeste për vështirësi. Spiunë e ballistë e ndiqnin, e kapën në befasi. Ia dhanë Gestapos, pastaj e futën në burgun e Tiranës. Tortura njëra pas tjetrës, për të treguar ku ishte, ku shkonte, në ç’baza strehohet, cilët ke shokë etj. Nuk morën dot asnjë informatë. Sikur të mos mjaftonin torturat në Tiranë, e çuan në Prishtinë, ku u pushkatua në masakrën e 104 njerëzve patriotë. Rustem e Demo Hodaj, familje mallakastriote me 11 pushkë. Dy vëllezër dëshmorë. I pari partizan i vitit 1942. E kapin në befasi ballistët dhe e pushkatojnë pa gjyq. Pushkatohet dhe vëllai tjetër, Isai, anëtar i Këshillit Nacionalçlirimtar. Demoja vijoi luftën në Brigadën XIV Sulmuese. Ra dëshmor në luftime për çlirimin e Himarës. Dy vëllezërit dëshmorë, Kleanthi dhe Dionis Manastirliu, i pari 18 vjeç doli partizan. Kërkoi dhe u armatos me mitraloz. Thoshte se “Me mitraloz unë di të flas mirë me fashistë e tradhtarë”. Në çdo aksion zjarri i tij bënte kërdi. Një ditë, kur ballistët kishin zënë vend në të hyrë të fshatit Shtikë të Kolonjës, ai edhe pse i plagosur rëndë, nuk e la të heshtë mitralozin. Ballistët e kapën, e çuan në shkollën e fshatit dhe e torturuan barbarisht, por asnjë fjalë nuk nxorën prej tij. Ua dorëzuan gjermanëve në Korçë, të cilët vazhduan torturat, deri sa vdiq prej tyre dhe xhelatët kolaboracionistë. Vendin e tij e zuri vëllai, Dionizi, 20 vjeçar, i cili gjithashtu ra dëshmor, duke luftuar me gjermanët në Gosë të Kavajës, e vranë ballistët pas shpine. Vëllezërit Ymer e Ibrahim Balla, nga Orenja, nga një familje patriote. Gjermanët ishin informuar nga spiunë e ballistë se në Çermenikë ndodheshin depoja dhe teknika e partisë dhe se këto i dinin Ymeri me Ibrahimin. Me tradhti e në befasi të dy këta partizanë, u kapën. Filluan torturat e rënda kundër tyre. Të dy të betuar që të mos nxjerrin asnjë fjalë nga goja. Kulmi i presioneve, kërcënimeve e torturave ishte veprimi i nazistëve dhe i ballistëve kur ata u kaluan përmes fshatit për në vendin e pushkatimit, ku nëna u doli përpara me fëmijën në krah. Skenë e llahtarshme! Por trimat kaluan me kokën lart para armikut. Komandanti u kërkoi dhe një herë që të tregojnë vendin e depos e të teknikës e t’u falet jeta. Por ata përsëri asnjë fjalë! U dha komanda: Zjarr! I pari u qëllua Ibrahimi. Ra për vdekje. Armiku mendonte se tani që u qëllua njëri, tjetri do tregojë. Dhe nisën t’i bëjnë premtime: “Fol, trego, se asnjeri s’do marrë vesh ato që do na thuash”. Por as tani armiqtë s’ia dolën. Një urdhër i dytë: Zjarr! E qëlluan Ymerin për ta plagosur lehtë që të trembej, të thyhej. Por Ymeri nuk u rrëzua, qëndroi në këmbë. As premtimet e armikut s’e gënjenin dot. E panë gjermano-ballistët se me ç’patriotë kanë të bëjnë. U tërbuan. U egërsuan. E vranë.

15 vjeçe ishte Lejla Malo nga Saranda, partizania më e vogël e batalionit “Thoma Lula”. Batalioni luftonte me gjermanë e ballistë në Delvinë. Lejlaja luftoi, u plagos rëndë në këmbë dhe nuk arriti të tërhiqej. Duke luftuar, e kapën gjermanët, Iu vërsulën ballistët. E masakruan barbarisht vajzën e re. Kërkonte ujë, i jepnin goditje me kondakët e pushkës. Donin vdekjen e saj. Synonin të trembnin popullin. Pas gjithë atyre torturave çnjerëzore e zvarritën në rrugët e qytetit. Ujqërit ballistë nuk e mposhtën dot Lejla Malon. Trimëresha ra dëshmore trimërisht! Fashistë e spiunët të tyre, tradhtarë vendës, survejonin e gjurmonin aktivistë e simpatizantëve të LANÇ, i arrestonin e torturonin. Kështu vepruan me Aqif Qysrin nga Lushnja. Fashistë, spiunë, e tradhtarë vendës e mbyllën bashkë me tre shokë në qeli dhe i goditnin me grushte, që ata të tregonin shokët, bazat e lëvizjes, njerëzit që i ngarkonin me detyra, organizatorët “komunistë”, por as Aqifi e as shokët e tij s’e hapën gojën, qëndruan të patundur. Kur armiqtë e panë se ata s’tregojnë gjë, i larguan nga Lushnja dhe të katërtët i pushkatuan në Krujë. Janë të dëgjuar motër e vëlla, Haxhire dhe Abdyl Myzyri, dëshmorë elbasanas, veprimtarë energjikë, trima të mirënjohur, në ballë të demonstratave. I arrestuan e torturuan, i rrahën për të treguar organizatorët e grevës, por nga goja e tyre s’doli asnjë fjalë. Në Operacionin e Qershorit arrestohen vëlla e motër, torturohen egërsisht. Për mungesë faktesh u lanë “të lirë”. Dhe kur po hynin në shtëpi, ballistët i vranë prapa shpine në një ditë dhjetori 1943. Të dy dëshmorë. Një trim dibran, Shehat Halilaj ishte ushtar i mobilizuar dhe dezertoi e shkoi në shtëpi dhe vepronte në ilegalitet. Por spiunët e fashizmit vepronin si gjithnjë. E zbulojnë, e rrethojnë dhe e arrestojnë. Internohet në Shijak, e dërgojnë në Prizren, ku u zu me një nënoficer italian, gjetën rastin dhe e burgosën. Por Shehati goditi rojën ne kokë dhe e la të vdekur. I mori armën dhe u largua. Alarm për ta kapur. Por ai fluturoi si shqiponjë U strehua në shtëpinë e një kosovari në Prizren. Pas ca ditësh u bashkua me partizanë. Ishte mitraljer trim. Mbrojti tërheqjen e batalionit partizan në Pejë-Gjakovë. Ra duke luftuar. Nasi Thimjo, nga fshati Pendavinj i Korçës, 26 vjeç. Me pushtimin e vendit, përleshet dhe me fashistë italianë. Kryen detyra të Grupit. Me themelimin e Partisë Komuniste është ndër anëtarët e parë të saj. Diktohet, ndiqet dhe arrestohet jo një herë. Në arrestimin e fundit torturat arrijnë kulmin. I këputin copa mishi nga trupi deri sa e vdiqën. Qëndroi i pamposhtur deri në fund. Dëshmor, 27 gusht 1943.