Reshat Arbana: I përulem vetëm flamurit dhe kombit!

594

INTERVISTA/ Flet “Artisti i Popullit” Reshat Arbana, “Nderi i Kombit”: “Ky 100- vjetor na bën të ndihemi krenarë dhe të jemi më shqiptarë se kurrë!

 

 

Në këtë ditë të 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë Kombëtare, Artisti Reshat Arbana është mbase nga më të parapëlqyerit. Në rolin e Isa Boletinit tek filmi i madh “Nëntori i Dytë”, përulja e tij për të puthur Flamurin Kombëtar është emblematik. Momenti i uljes në gjunjë për të puthur Flamurin Kombëtar në filmin “Nëntori i Dytë” është një nga tablotë më madhështore artistike që është krijuar në artin shqiptar. Brenda atij momenti është kondensuar një histori e tërë… Dhe Reshat Arbana është futur aq thellë brenda Isa Boletinit, sa nuk e kupton dot se kush është luftëtari dhe kush artisti, ku mbaron njëri e ku fillon tjetri. Nëse flasim për mishërim artistik të një roli, aty mund ta gjesh në mënyrën më të shkëlqyer të mundshme, ndaj dhe në Kosovë dhe në hapësirat mbarëshqiptare, Reshat Arbanën e thërresin Baca Isë. Sepse ai e ngjalli, e përjetësoi dhe e bëri të pavdekshëm heroin e Kosovës… Ndaj dhe ne e zgjodhëm Reshatin të bisedojmë pikërisht në këtë ditë. I përulem vetëm flamurit dhe kombit tim! Kështu na thotë Reshati. Ishte një fat i madh që luajta në atë film dhe mbase me atë gjest i kam thënë të gjitha. Sot, në këtë 100-vjetor të gjithë duhet t’i përulen flamurit dhe kombit! Reshat Arbana është nga ata artistë që e duan shumë njerëz, aq shumë sa në një moment thotë: nuk e di, më duan ata më shumë apo i dua unë ata? Reshat Arbana bën pjesë në plejadën artistëve tanë më të shquar si: Naim Frashëri, Kadri Roshi, Sandër Prosi, Pjetër Gjoka, Sulejman Pitarka, Tinka Kurti, Violeta Manushi… Është 100-vjetori i Pavarësisë dhe me nga një kafe përpara në një nga kafenetë më modeste të Tiranës pranë shtëpisë së tij, nisim një bisedë të shtruar. Na duket sikur pimë kafe me legjendarin Isa Boletini…

 

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në brendësi të “Telegraf” print