Milena HARITO/ Nga erdhën dhe si u futën në politikë Fatos Nano, Vilson Ahmeti, Rexhep Mejdani dhe Alfred Moisiu

1178
Sigal

Rrëfim në vetën e parë të protogonistëve të politikës shqiptare në 24 vite. Udhëtimet jashtë shtetit para vitit 1990 dhe detaje të ardhjes në funksionet e larta

Karriera politike e Fatos Nanos u ndërtua hap pas hapi nga studimet për ekonomi politike deri te posti si sekretar i përgjithshëm i kryeministrit Adil Çarçani. Leximet, udhëtimet jashtë dhe vështrimi kritik i ideologjisë komuniste.

Fatos Nano:Unë kam mbërritur jo aksidentalisht në jetën dhe në karrierën politike, jo vetëm për shkak se profesioni me kishte afruar me kërkime dhe botime qe ushqejnë politikën dhe që janë një nga terrenet ku ngrihet politika, por për shkak edhe të shkollimit tim. Duke qenë polit-ekonom, jeta solli që të kaloj natyrshëm nga pedagog i ekonomisëpolitike ne profesionin e kërkuesit të ekonomisë ne institute studimore, që nga Instituti Ekonomik pranë Akademise deri tek Instituti i Studimeve marksiste-leniniste prane KQ të ish-PP. Këto ishin avantazhe për një tormim të shpejtë profesional për çdo ekonomist, për çdo polit-ekonom sidomos, sepse duke qenë nga institutet e kërkimit dhe vendimit më të mirëvendosura të kohës, të ofronin mendimin më të kualifikuar të inteligjencës së asaj kohe që ishte krijuar nëpër vite, qe nga ata te shkollës ruse deri te specialistët e parë që kishin nisur të kualifikoheshin me ndonjë specializim në Francë apo në Itali. Ofronin gjithashtu kontakte apo programe afatshkurtra apo delegacione që nuk ishin të shpeshta, por ishin të inkuadruara në ato marrëdhënie që kishte Shqipëria me botën që e rrethonte në atë regjim. Përveç kësaj në institute kishte edhe literature ekskluzive, që duke ditur gjuhë të huaja, disa nga të cilat unë i kam mësuar shpejt, të lejonin te merrje informacion të themi të ndaluar për publikun e gjerë. Pra të shikoje botimet shkencore apo periodike të akademive të tjera dhe instituteve të vendeve te tjera, te Lindjes dhe të Perëndimit, të shikoje shtypin e specializuar gjithashtu të disa vendeve jo vetëm të Lindjes por edhe të Evropës, të kishe në dorë monografi dhe libra apo traktate të mirëfillta ekonomike apo politike të autorëve të shquar që për një arsye ose një tjetër regjimi i kohës, fuste dhe që sigurisht atëherë kishin si funksion qe u shërbenin studimit kritik të asaj që nuk duhet të ndodhte këtu. Por prapë kjo ishte një censurë më e vogël sesa censura e përgjithshme, sepse është e vështirë të gjesh botime si ato të kohës së regjimit komunist, jashtë. Mund të gjeje të tilla në Lindje, por në Perëndim mund të ketë një kritik ose propagandistik për një model ose një tjetër, për vendas ose të huaj, por autorët dhe formimi i tyre është i tillë që gjithë vepra është shumë formuese dhe ishte e paevitueshme që të mos hynin ne trurin e studiuesit, në trurin tim në rastin konkret edhe shumë aspekte intriguese në lidhje me censurën Kjo ishte shumë e rëndësishme për të qenë diçka më shume sesa analist, apo kërkues në shërbim të regjimit apo te detyrave ideologjike të atij instituti ose të atij vendi pune ku punoja.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf