Prof. Proletar HASANI: Kush ishte nismëtari dhe organizatori kryesor i atentatit ndaj Duçes

900
Pothuajse në prag të pushtimit fashist të Shqipërisë, kësaj ngjarje dramatike për popullin shqiptar, brenda në Itali dhe krejt spontanisht, ndodhën dy ngjarje që patën rëndësi dhe tërhoqën vëmendjen e mbarë opinionit shqiptar, por jo vetëm. Rreziku i pushtimit të Shqipërisë nga fashistët ngjalli një revoltë të natyrshme, të përligjur edhe tek studentët ushtarakë shqiptarë në Itali, përfshi edhe qytetin e Torinos, ku gjendej Akademia Ushtarake e Artilerisë dhe Xhenios, në të cilën studionin edhe mjaft kadetë për oficerë nga Shqipëria. Ngjarja e parë e bujshme lidhej, më së shumti, pikërisht me përpjekjet e disa kadetëve shqiptarë për oficerë në Akademinë Ushtarake të Xhenios dhe Artilerisë, në qytetin e Torinos, të cilët kishin bërë plan për të hedhur në erë tribunën ku do të mbante një fjalim kreu fashist i shtetit, B.Musolini, si ideator dhe urdhërues i pushtimit të Shqipërisë.

Të plotë shkrimin mund ta lexoni në gazetën “Telegraf”….
Sigal